• |
ide | kryesore

FOTO/ Frakturë, trauma e rreziku i nervit: rrëzimi i Marquez në garën e parë mund ti humbasë titullin

-Instant, Sport



MotoGP është në ankth për gjendjen e Marc Marquez. Spanjolli mbeti viktimë e një rrëzimi në fund të GP në Jerez, fituar nga Quartararo, psi kishte rikuperuar një gabim të bërë në fillim të garës. Honda numër 93, e ka fluturuar nga shala në mënyrë të dhunshme, duke e lënë përtokë në dhimbje katër xhiro nga fundi. Marquez u ngrit me këmbët e tij, por pastaj u dërgua në qendrën mjekësore të cirkuitit me barrelë. Testet e parë kanë evidentuar frakturë të krahut të djathtë.

Piloti ka pësuar gjithcka edhe trauma në toraks dhe në kokë. Të hënën Marquez duhet të operohet në Barcelonë nga doktor Xavier Mir, nëse nyk do të ketë komplikime. Është mundësia që të jetë dëmtuar nervi radial i krahut, pavarësisht se në stafin e tij janë optimistë.

Në këtë pikë, prezenca e tij në garën e të dielës së ardhshme, gjithnjë në Jerez, është e pamundur, por mund të rrezikojë të humbasë edhe Cmimin e Madh në Brno e me një kalendar të ngushtuar për shkak të Covid, rikonfirmimi i titullit bëhet i komplikuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *