• |
ide | kryesore

Foto/ “Herën tjetër hiq një prej tyre”: Ibrahimovic arrogant me Piolin se e zëvendësoi

-Instant, Sport



Nga dashuria e treguar për teknikun kundërshtar Mihajlovic para ndeshjes, tek arroganca me teknikun e tij Pioli në momentin e zëvendësimit, Ibrahimovic nuk humb kohë të ndryshojë gjendje. Suedezi në fushë tregoi agonizmin e përhershëm, duke e udhëhequr Milan deri në rezultatin 4-1 e pastaj u thirr në pankinë nga Pioli me idenë e qartë për ta ruajtur për sfidën me Sassuolo.

Ibra në fakt, ashtu si në Napoli, nuk e mori mirë zëvendësimin: doli nga fusha i errësuar në fytyrë e kur tekniku i tij i zgjati dorën 38 vjecari i tregoi fushën e shokët: “Herën tjetër hiq ndonjë nga ata, doja të shënoja” janë fjalët e thëna nga shtatlarti, e publikuar nga DAZN.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *