• |
ide | kryesore

Menaxheri shqiptar nuk e bind dot Napolin me 70 milionë paund të Manchester City

-Instant, Sport



Kalidou Koulibaly është në qendër të vëmendjes së Manchester City, por deri tani ofertat që kanë mbërritur nën hijen e Vezuvit nuk është se e kanë impresionuar presidentin e Napolit Aurelio De Laurentiis. Menaxheri i senegalezit, shqiptari Fali Ramadani, është takuar me numrin 1 të Napolit, pa mundur dot ta bindë se është cmimi i duhur për të shitur mbrojtësin.

Ka një ofertë, shkruan Il Mattino, nga ana e Manchester City por është konsideruar shumë e ulët nga Adl. City është i gatshëm të investojë 70 milionë sterlina, përtej 82 milionë euro në shkëmbim, duke iu afruar kështu 100 milionëve që pretendon De Laurentiis.

Ndërmjetësit e City kërkojnë transparencë në këtë situatë. Klubi i Guardiolas u dogj dy vjet më parë kur Jorginho dukej një punë e kryer, por pastaj 60 milionë euro të Chelsea, drejtuan italo-brazilianin në Londër. Kështu, Koulibaly duket i destinuar për në Premier, ku edhe Liverpool është i interesuar, por nuk duhet harruar PSG, gjithnjë i kujdesshëm për situatën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *