• |
ide | kryesore

MotoGP, gafa e dyfishtë e Marquez i ‘dhuron’ Quartararo fitoren e parë në karrierë në Jerez

-Instant, F1, Sport



Pole me xhiro rekord e sukses: në Jerez Fabio Quartararo ka inauguruar sezonin 2020 me një përfaqësim të pakapshëm, që i vlejti fitoren e parë në karrierë në MotoGP. Francezi i Yamaha është favorizuar nga një gabim i dyfishtë i Marc Marquez për tu imponuar pa probleme ndaj Maverick Vinales (Yamaha) e Andrea Dovizioso (Ducati). E pabesueshme gara e kampionit të botës, që pas një gabimi të parë rikuperoi deri në podium e pastaj u rrëzua në të njëjtën zonë ku bëri gabimin e parë.

Një garë emocionuese, e denjë për hapjen e këtij sezoni të trazuar. Në fund Quartararo konfirmoi se është antagonisti i madh i Marquez për fitoren e titullit. Sigurisht nuk dihet se cdo të ndodhte, nëse fenomeni i Honda nuk do ta kishte ekzagjeruar. Marc ishte i pari, kur rrezikoi të rrëzohej, por arriti të qendronte në ekuilibër, duke nisur të rikuperonte nga vendi i 16° për të mbërritur i treti. Por kjo nuk i shpëtoi dot garën, sepse një rrëzim i frikshëm bëri të fluturonte nga motori dhe të transportohej në qendrën mjekësore me barrelë.

Përfituan kështu Vinales, që pas startit në vendin e parë garoi më tepër për të mos bërë gabime se të sulmonte Quartararo, e një Dovizioso agresiv, ci aftë ti rrëmbente vendin e tretë të podiumit Jack Miller me Desmosedici në skuadrën Pramac. Nuk e pa finishin Rossi, që në pjesën finale të garës e braktisi ndërsa ishte ndër 10 të parët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *