• |
ide | kryesore

Përmirësohet Schumacher, e zbulon Todt: “Takova Schumin e shpresoj që të gjithë të mund ta shohin shpejt”

-Instant, F1, Sport



Jean Todt ka thyer heshtjen që rrethon Michael Schumacher, i mbrojtur nga familja e miqtë më të ngushtë, pas aksidentit të tmerrshëm në dëborë të pësuar 6 vjet e gjysmë më parë. Presidenti i FIA-s ka deklaruar se e ka takuar shtatë herë kampionin e botës në shtëpinë e tij në Gjenevë, duke uruar se së shpejti edhe gjithë bota mund të kthehet më në fund ta shohë. Një hapje e rëndësishme, duke qenë se është gjithnjë e komplikuar të marrësh informacione mbi shëndetin e ish-pilotit.

Sipas asaj që bëri të ditur “Daily Mail”, Schumacher i është nënshtruar trajtimit me qelizat staminale dhe ka qenë Philippe Menasche që është marrë me operacionin këto ditë. Lajmi është mohuar nga stafi i ish-pilotit të Formula 1, por pas kësaj deklarate të Jean Todt mund të fshihet vetëm efikasiteti që jep teknologjia avangard e mjekësisë.

Terapia e qelizave staminale, e njohur edhe si mjekësia rigjeneruese, promovon përgjigjen për riparimin e indeve të sëmura, jofunksionalë ose të dëmtuara duke përdorur qelizat burimore (staminale) ose derivatet e tyre. Ky është kapitulli i ri i mjekësisë, që vjen pas atij të transplantimit të organeve dhe përdor qelizat në vend të organeve të dhuruara, të cilat janë të kufizuara. Qeliza burimore manipulohen për t’u specializuar në lloje të veçanta qelizash, siç janë qelizat e muskujve të zemrës, qelizat e gjakut ose qelizat nervore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *