• |
ide | kryesore

Rasti i artë për Inter: në Olimpico për të shkuar -3 nga Juventus

-Instant, Sport



Me Spal për tu afruar në -6 e me Romën për ta cuar ngushtimin në -3. Sulmimi i Juventus nga ana e Antonio Conte kalon nëpër fushën e Olimpico. Në kryeqytet, Inter, kundër Romës, ka mundësinë më shumë unike se të rrallë të afrohet fare pranë bardhezinjve, të paktën për 24 orë e ta vënën nën presion skuadrën e Sarrit, duke hapur kështu cështjen titull. Nga ana tjetër, Roma është skuadra kundër të cilës Inter ka fituar më shumë ndeshje në Serie A, 72.

Me dilemat e lidhur me Lukakun (që gati e sigurtë do të ulet në pankinë, por të paktën është rikuperuar), Inter ëndërron titullin dhe i beson dyshes Lautaro-Sanchez. Ndërsa Fonseca, që ka rifilluar mirë marshimin në kampionat me tre gara të fituara radhazi, kërkon pketin me ndihmën e Edin Dzeko që, vetëm një vit më parë, ishte një hap larg veshjes së fanellës interiste.

Sulmet përballë njëri-tjetrit me verdhekuqtë që pikërisht kundër zikaltërve kanë shënuar më shumë gola në Serie A: 222 gola. Do të jetë një ndeshje interesante edhe pse Roma e Inter kanë barazuar katër sfidat e fundit mes tyre në Serie A e nuk është se kanë dëshirë të ndajnë një pikë, që nuk ndihmon askënd.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *