• |
ide | kryesore

Rikthehet Covid-19 në fasoneritë e Beratit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Covid-19 ka regjistruar edhe 2 raste të reja “pozitive” në qarkun e Beratit. Raste që nuk janë kontakte të rasteve të mëparshme por që nuk dihen ende se ku janë infektuar.

Një nga rastet e konfirmuara me Covid-19 është një grua 46-vjeçe,punonjëse në fasonerinë “Center Albania” në Berat. 46-vjeçarja është nga qyteti i Kuçovës dhe infektimi i saj ka vënë në alarm të gjithë punonjësit e fasonerisë, ku kontaktet e afërta të gruas janë karantinuar dhe janë në pritje të kryerjes së tamponëve.


Edhe një pensionist 74-vjeç nga lagjia “Çlirim” në qytetin e Beratit ka rezultuar i prekur me Covid-19 por ende nuk dihet se ku dhe nga kush është infektuar. 74-vjeçari kishte 5-ditë i shtruar në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ishte në pritje të përgjigjes së analizave të tamponit që kishte bërë pas shfaqjes së shenjave të infektimit.

Mjekët epidemiologë në Berat bëjnë me dije se, po hetojnë personat e kontaktit të dy rasteve të reja,të konfirmuara “pozitivë” në Berat e Kuçovë, ndërkohë që konfirmojnë gjithashtu se ka mungesë të theksuar tamponesh.

Sipas mjekëve,mungesa e tamponëve ka ulur në masë identifikimin e rasteve të reja dhe personave të kontaktit me rastet e mëparshme dhe njëkohësisht ka penguar edhe proçesin e analizimit për herë të dytë të rasteve që rezultojnë ende “pozitivë” në statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë,edhe pse janë infektuar një muaj më parë dhe mund të jenë shëruar.

6 Comments

  1. ”” ndërkohë që konfirmojnë gjithashtu se ka mungesë të theksuar tamponesh. ””
    Kush e konfirmon ? Kujt ja konfirmoi. ?
    ”” Sipas mjekëve,mungesa e tamponëve ka ulur në masë identifikimin e rasteve të reja”’
    Si quhen keta mjeket ?
    Kush eshte autori i ketij lajmi ? Ministria e shendetsise ?

    E moret vesh o shpellkare ? Se per ju i ka futur keto fraza ne lajm Lapsi .
    Keto jane ferrat e sotme per ju.
    Hajini dhe foilloni te pellisni tani.

      1. Kurse une nuk ta uroj qe ta zere te teme.
        Se si me tampon , si pa tampon , si me propagande si pa propagande , si me politike si pa poltike ….. eshte shume e veshtire dhe e rrezikshme.
        Ju nuk do arrini ta kuptoni kurre qe me kete virus kaq te rrezikshem nuk duhet te behet politike dhe porapande sic ben Lapsi. Eshte nje subjekt i cili duhet te rrija jasht politikes dhe propagandes.
        Per te duhet te diskutojne , flasin dhe keshillojne vetem mjeket.
        Prandaj dhe une i konsideroj ato fraza qe Lapsi ka vene ne fund te lajmit si nje SHKERDHATELLEK.

        1. Po nga Lapsi nuk ke ca pret me shume, shumica e “gazetareve” qe shkruajne ketu jane analfabet funksional. po pse beson ti qe qenka nje virus shume i rrezikshem, apo se keshtu te kane thene??
          Une njof 4-5 veta qe e kane kaluar dhe te gjithe thojne, si grip ishte thjesht pak me i rende 2-3 ditet e para.

          1. Nuk eshte ceshtje ‘ gazetari analfabetesh’ , por jam i bindur 100% se Lapsi i ka shtuar vete ato fraza. Asnjeri nuk i ka KONFIRMUAR QE KA MUNGESE TE THEKSUAR TAMPONESH.
            Para disa ditesh ministria e shendetesise deklaroi se ka ne gjendje gati 49 mije tampona dhe tampona vazhdojne te vijne vazhdimisht sipas kontratave qe jane lidhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu