• |
ide | kryesore

“Shqipëria po infekton Toskanën”/ Guverantori italian kërkon bllokim total të fluturimeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Frika e një vale të re të infektimeve me koronavirus në rajonin e Toskanës ka bërë që guvernatori Enrico Rossi t’i kërkojë qeverisë një ndërhyrje të menjëhershme për të bllokuar hyrjen e të huajve në vend. Frika është rritur pasi orët e fundit në këtë rajon janë identifikuar 16 raste të reja nga të cilët 13 ishin të sapokthyer nga Tirana dhe 1 nga Ekuadori.

“Qeveria duhet të ndërhyjë: në veçanti ministria e Brendshme dhe ajo e Shëndetësisë”, – kërkon urgjentisht Rossi duke sjellë në vëmendje udhëtimet nga aeroportet e Pizës dhe Firencës.

“Nëse gjurmimi i pasagjerëve dhe mbikëqyrja aktive e tyre nuk është e mundur, ka vetëm një mundësi: bllokimin e fluturimeve direkte”, – kërcënon guvernatori i Toskanës. Ai thotë se duhet një përgjigje kombëtare për këtë çështje për fluturimet që vijnë edhe nga Bangladeshi, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

Rossi tha se ka kontaktuar menjëherë konsullatat e Perusë, Bangladeshit dhe Shqipërisë. Ai u ka kërkuar që udhëtarët që vijnë nga këto vende të karantinoren për 14 ditë pas hyrjes në Itali. Toscana ka vendosur pikat e pritjes dhe kontrollit për të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet jashtë BE-së në aeroportet e Pizës dhe Firencës. Në këto qendra do të jetë e mundur të kryhen testet shëndetësore të nevojshme për të parandaluar një infeksion të mundshëm nga Covid-19. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Epo kur bejne si te rregullt e te kujdesshem keta jevgjit e Italise!
    Po keta jane me langaraqet ne bote, lane nam, kane rekordin boteror per te semuret e te vdekurit nga kjo epidemi, infektuan gjithe boten, edhe ne nga ata na erdhi virusi.
    Kjo eshte fiks si ajo dhia qe i tha deles – ta pashe.

    1. kur i jep gojes dhe shqiptari per italianin qe ka 30 vjet qe e mba me buke
      skemi faj qe jemi ne kete gjendje

  2. P..me rigon. E kush i ha keto idjotlleqe me ?! ju doli boja qe javen e pare. po nejse ju vazhdoni dhe ne do vazhdojm. Nje gje eshte e sigurt ju humbisni njerzia fiton..

    1. Lajmi eshte i vertet qe qeveria rajonale ne Toskana e ka klasifikuar Shqiperine si vend me rrezikshmeri te larte.
      Pastaj ne vjeshte ka zgjedhje ne Toskana ndaj cdo lajm sherben dhe per korrje votash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *