• |
ide | kryesore

Video/ Nwabueze tërheq Laçin drejt Europës: kurbinasit bëjnë padronin në në Ballsh

-Instant, F1, Sport, Video



Për Laçin nisën tre provat e vërteta për Europën, e të parën skuadra kurbinase e ka kaluar në mënyrën më të mirë, duke shkatërruar 0-3 në Adush Muca Bylis. Skuadra e Dovedan, pas eleminimit në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë ka treguar dorëzim total e mungesë interesimi për rezultatin, krejtësisht të kundërtën e asaj që bëri skuadra e Cungut. Bardhezinjtë ruajnë vendin e tretë dhe presin tashmë të mësojnë rezultatet e kundërshtarëve të tyre për Europën, që duket gjithnjë e më pranë.

Bylis ishte shumë i fikur përbrenda, vetëm me fraksione ndeshje arriti të tregonte dicka nga futbolli i zakonshëm, ndërsa ajo që nuk mund ti falet është toleranca prapa, ku dy herë Nwabueze e Rrapo i shënuar tre gola brenda ndeshjes një nga mbrojtjeve të kujdesshme të kampionatit.

Dovedan nuk mund të bënte asgjë, sepse skuadra e tij u trondit në momentin e saj më të mirë, kur pësoi golin e parë të Nëabueze. Mungesa e Peposhit është ndjerë tek ballshiotët që gjithashtu kanë krejtësisht jashtë forme edhe Mozzone, nga minuta e parë këtë herë. Reagimet e pas golave janë si shenjë e një skuadre të plagosur por që luan e shkujdesur dhe në fund të pjesës së parë Rrapo siguroi rezultatin, me një gol prej qendërsulmuesi të vërtetë.

Qendërsulmuesi amerikan i Lacit shënoi dygolëshin e katërt sezonal me bardhezinjtë, duke fiksuar rezultatin 3-0, që iu ngjit kurbinasit në kuotën e 58 pikëve, duke konfirmuar vendin e tretë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *