• |
ide | kryesore

Vrasja në Patos/ Kryeplaku i fshatit zbulon konfliktin e vjetër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shkak i ngjarjes së rëndë ditën e djeshme në Patos që çoi në vrasjen e një 46-vjeçari është një konflikt për tokën.

Kryeplaku i fshatit Kasnicë, Haxhi Qosaj tha se mes familjeve Sali dhe Seati kishte pasur një konflikt 5-6 vite më parë për një sipërfaqe toke por se më pas nuk kishte pasur ankesa dhe nuk ishte në dijeni për marrëdhëniet mes dy familjeve.

Përparim Seati, u gjet i mbuluar nga gjaku dhe i plagosur nga një banor i zonës i cili e dërgoi më pas me një makinë rasti në spital. Policia ka arrestuar si autor 31-vjeçarin Alionid Sali. Por ndërkohë janë arrestuar dhe vëllai dhe nipi i viktimes pasi kanë dhunuar dhe plagosur nënën e 31-vjeçarit pak para ngjarjes.

“Nuk kisha dëgjuar ndonjë ankesë, as nga autori. Unë isha në oficinë, më morën këta të policisë më thanë që është çarë Papi me thikë. Para nja 6 vjetësh u zunë me nipin, ky viktima. Me këta flisnin. Nuk kisha dëgjuar të më thoshin ndonjë ankesë që kanë zënë rrugën apo tokën.

Këta pretendonin se sikur ky vrasësi ka zënë një copë andej. Kur ishte kooperativa kanë qenë kumbulla dhe u dha komisioni nga 3 rrënjë e thoshin na i ka marrë ky. Por të dyja palët nuk më ishin ankuar. Këtu ishin zënë dhe që këtu ishin goditur. Nuk i ka parë njeri”, tha kryeplaku./ BW



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *