• |
ide | kryesore

Basha në Kosovë, e nis turin e takimeve me kryeministrin Avdullah Hoti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ashtu siç ishte lajmëruar, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Mësohet se në orën 11:00 lideri i opozitës do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti në selinë e qeverisë në Prishtinë. Pas takimi Basha dhe Hoti do të kenë një komunikim me median.

AXHENDA
Ora 11.00- Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti
VENDI: Kryeministria
Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi
VENDI: Presidencë
Ora 13.00- Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin
Ora 15.00- Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani
VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit
Ora 16.00- Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK

VENDI: Selia e AAK
Ora 17.00 – Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën
VENDI: Selia e Nismës
Ora 17:45 – Takim me drejtuesit e LDK-së VENDI: Selia e LDK
Ora 18:30 – Takim me drejtuesit e PDK-së VENDI: Selia e PDK

Të martën, Kryetari i Partisë Demokratike do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Gjithashtu, Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.
Në vizitën në Kosovë, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shoqeruart nga Edi Paloka, Nënkryetar i PD, Besnik Mustafa, ish-ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Kreshnik Collaku, anëtar i Kryesisë së PDSH, Arben Cejku, ish-ambasador dhe drejtues i Qëndrës Shqiptare për Mirëqeverisje.



3 Comments

  1. Njeriu i dosjes Ponte lulzime basha per shtepine e verdhe viziton sot kosoven nga frika per takimit me ramen nje vizite pa asnje lidhje ne kosove,lapsi te lajmeroje shpellkaret se kur do dhjese luluqja qe ziguri xixa te shkojne tja lepijne bythen kryetarit te rradhes

  2. Gazidede e mbajti këtë detyrë deri në 9 prill 1997. Pas arratisjes së Gazidedes, i cili akuzohej për krime njerëzore, Berisha u shpalli lufë të gjithë krerëve të SHISH, që nga Fatos Klosi deri tek Bahri Shaqiri. Në 9 gusht të 2012, një vit para se të rrëzohej nga pushteti, Berisha, në koordinim me Bujar Nishanin, emëroi në krye të SHISH, Visho Ajazi Likën, i cili ishte pjesë e qeverisë së PD si zëvendësministër si dhe kishte qenë krahu i djathtë i Gazidedes.

    Në 30 tetor 2017, Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen në këmbim të një posti diplomatik. Edhe këtë radhë SHISH nuk i shpëtoi skandalit të përgjimeve. Një grup hetimor i Komisionit të Sigurisë Kombëtare konfirmoi se gjatë drejtimit të SHISH nga i besuari i Berishës, Visho Lika, ishin përgjuar të gjithë krerët e politikës, përveç Berishës. Presidenti Ilir Meta, në atê kohë kryetar i LSI, ishte politikani më i përgjuar, konretisht mbi 800 herë

  3. takim me avvvvdullllllllllllllllllllllllllllllllaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh., po nuk asht emer shqiptar avdullllllllllllllllllllllllaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh, smund ta prezantoje kosoven nje emer turk arabo mongol., avdulllllllllllllllllaaaaaaaahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *