• |
ide | kryesore

Covid 19 eleminon Topin e Artë 2020: France Football nuk dorëzon trofeun për herë të parë nga 1956

-Instant, F1, Sport



Nuk ka sfidë Messi-Ronaldo, asnjë shpresë edhe për kampionët e Liverpool të Klopp, e as për ata që do të ngrenë lart Champions League në Lisbonë. Topi i Artë 2020 nuk do të jepet. Është hera e parë që nga 1956, vit në të cilin trofeu prestigjioz individual u krijua nga revista France Football. Është po vetë revista franceze që e ka lajmëruar: “Është një vit kaq i cuditshëm që nuk mund ta konsiderojmë normal – ka deklaruar kryeredaktori Pascal Ferré – Rrethana të jashtëzakonshme, vendime të jashtëzakonshme. Nuk janë kushte të mjaftueshme barazie. Kemi nisur të flasim për këtë hipotezë rreth dy muaj më parë. Nuk është një vendim që e morëm lehtë”.

Pandemia e Covid-19 ka coroditur në këtë pikë futbollin botëror që, sipas jurisë së France Football, nuk ishin kushtet për të vlerësuar performancën e lojtarëve në mënyrë të barabaratë: “Sezoni ka nisur me rregulla të përcaktuara e është mbyllur me të tjera – ka shpjeguar Ferré – Në janar e shkurt futbolli është luajtur me stadiume plot, nga maji në qershor në stadiume bosh. Pastaj erdhi rregulli i zëvendësimeve nga tre në pesë. Pastaj ndryshime të tjera kanë ndodhur në terma kompeticioni, në vecanti formati ‘Final Eight’ për Champions League, që kishte nisur me ndeshje në shtëpi e në transfertë”.

E me Europianin e Kupën e Amerikës të shtyra, Champions do të peshonte shumë në vendimin për trofeun e formati i ri ka furnizuar një ‘shteg’ për fituesin: “Topi i Artë do të vendosej në vetëm tre ndeshje:cerekfinale, gjymsëfinale e finale”.

Nuk duhet të ketë problem për edicionin 2021, edhe nëse koronavirus mund të mos lejonte një kthim të plotë në normalitet: “Do të ishte më tepër një problem në terma korrektësia. Nëse në 2021 të gjitha ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura e me pesë zëvendësime do të adaptohemi, sepse do të jetë sidoqoftë një situatë barazie”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *