• |
ide | kryesore

Covid 19, një kurë me proteina në Angli jep shpresë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rezultatet paraprake të një testimi klinik sugjerojnë se një kurë e re për Covid-19 redukton në mënyrë dramatike numrin e pacientëve që kanë nevojë për kujdes intensiv.

Sipas BBC, kura është prodhuar nga kompania angleze Synairgen. Ajo përdor një proteinë të quajtur beta interferon, që prodhohet nga trupi kur preket nga infeksionet virale.

Proteina thithet direkt në mushkëri nga pacientët me koronavirus, duke përdorur një nebulizator, duke shpresuar se do të stimulojë reagimin imunitar.

Të dhënat e para sugjerojnë se kura i ul me 79 përqind shanset që një pacient të kalojë në sëmundje të rëndë dhe të ketë nevojë për ventilim.

Pacientët janë dy deri në tre herë më të predispozuar për t’u shëruar deri në pikën ku sëmundja nuk ndërhyn në aktivitetin e tyre të përditshëm.

Po kështu kura thuhet se redukton ndjeshëm problemet me frymëmarrjen.

Përveç kësaj, koha që kalon një pacient në spital reduktohet deri me një të tretën.

Në studim janë marrë 101 vullnetarë në nëntë spitale angleze.



1 Comment

  1. eshte interferon dhe ka kohe qe rekomandohet..si puna e destametasonit..praktikisht ka efekte pozitive ne rastet kur robi eshte ne fund.. Ruani veten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *