• |
ide | kryesore

Covid-19 Shqipëria e izoluar. Gjithnjë e më pak mundësi për të dalë nga vendi

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Ndërkohë që për shumë vende të BE situata pas Covid-19 po shoqërohet me një hapje graduale, për Shqipërinë izolimi po shtohet. Ambasada gjermane ka njoftuar këtë të hënë mbylljen e zyrës së saj të vizave për një periudhë të pacaktuar. “Prejt ditës së sotme, e hënë 20 korrik 2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi. Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj. Prejt ditës së sotme, e hënë 20 korrik 2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi. Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj” thuhej në njoftimin e selisë diplomatike Gjermane.

Po ashtu edhe ambasada e SHBA e ka të mbyllur seksionin e saj konsullor. Aplikantëve për vizë në SHBA, i janë kthyer mbrapsht me anë të postës DHL dokumentat e depozituara pranë kësaj konsullate dhe ende nuk dihet kur do të ketë një datë të rifillimit të punës.


Sikur këto të mos mjaftonin, Bashkimi Europian i shtoi më tej masat izoluese duke e renditur Shqipërinë mes vendet që nuk përfitojnë nga lëvizja dhe liberalizimi i vizave. Së paku deri më 30 korrik ne renditemi mes vendeve që nuk përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19, që ka të bëjë me numrin e infektimeve për çdo 100.000 banorë. Ky numër duhet t’i korrespondojë nivelit mesatar europian, që është 16 raste infektimi për 100 mijë banorë.

Ky vendim është marrë dy herë me radhë pas takimit të grupit të punës Këshillit të Bashkimit Europian mbi rishikimin çdo 15 ditë të listës së vendeve të treta për rihapjen e kufinjve të jashtëm tê Bashkimit Europian. Por edhe pas 30 korrikut lirimi i lëvizjes duket pothuajse i pamundur.

Sot jashtë Shqipërie mund të udhëtohet vetëm në Kosovë, në Mal të Zi nëse ke një test pozitiv të bërë dy ditën e fundit dhe gjithashtu në vendet e BE për ata që janë rezidentë me dokumenta në këto shtete.

Por edhe për këta të fundit kërcënimi i ndalimit të lëvizjes është serioz. Guvernatori i Toskanës, Enrico Rossi i ka kërkuar qeverisë së tij ndërprerjen e udhëtimeve me avion nga Shqipëria për arsyen e kthimit të virusit mbrapsht në Itali. Në Toskanë u regjistruan 16 raste të reja, nga ku 14 ishin të huaj, mes tyre 13 nga Tirana dhe një nga Ekuadori dhe për këtë guvernatori Russi ka kërkuar nga qeveria ndërhyrje të shpejtë:”Qeveria gjithashtu duhet të ndërhyjë: në veçanti ministritë e Brendshme dhe Shëndetësisë. Nëse gjurmimi i pasagjerëve dhe mbikëqyrja aktive e tyre nuk është e mundur, do të ketë vetëm një mundësi: bllokimin e fluturimeve direkte”, mësohet se ka thënë ai sipas gazetës “Il Giornale”.

Pra sikurse shihet, për shkak të shpërthimit të pandemisë vendi është më i izoluar se kurrë, jo krahasuar me 2011 kur u hoqën vizat por me fillimin e viteve ‘90, kur ishte pothuajse e pamundur të udhëtoje legalisht.
©Lapsi.al

9 Comments

  1. Nga fitorja ne fitorje. Pas perballimit me shume sukses te pandemise nga qevriu ine, te gjithe kane frike se mos nga Shqiperia perhapet antivirusi. Ja pra ku jemi me rilindjen e dyte. Te gjithe ne votime dhe te gjitha votat per kandidatet e frontit demokratik rilindor. Te gjitha votat vetem per Edi Ramen ne listat e hapura te Lymsymit dhe Hudines. Le ta mbajme sa me shume mbi koke kete qeveri qe te arrijme fitore te tjera akoma me te medha.

  2. shkrim tipik dinak qe pjell gazetaria shqiptare. cdo vend i evropes ka filluar izolimin per shkak te rishfaqjes se kovidit, kurse te ne kjo paraqitet si ‘ofendim. gazetari e dhjere, gazetare te ligj, vend qe sbehet.

  3. O ju se komentoni nga bodrumet e Rames dhe Veliajt po ju bene nje pyetje . Perse ne Italiane Itali ka 8 her me pak te infektuar ne 1000000 banor se sa ne Shqiperi ? pergjigjuni kesaj pyetje e pastaje mbroni kryemashtrusin Rama

  4. Pra, mire qe duhet te shkonte ne Kosove qe te vinte maske sepse ketu as ne ambjente te vogla sa nje dhome nuk e vinte, por ky nuk di as si ta vendose masken! Ky do ju mbroje, ky do ju shpetoje! Deri tani gjithkush ka thene per te se SHEH VEC HUNDEN E TIJ! Ja ku e keni, vec hunden e tij pa, ndaj ai e kish hunden jashte e kryeministri i Kosoves brenda maskes!

  5. O tironci nga tepelena ose tepelens tirone pa carac, njerezit e mbajne masken por poshte mjekres se i pelqen era e djerses. Do ti dale era korona carit, ti mbaje masken mos te te hyj ne goje. Ik e ha nai qofte korce me pidhumb piperken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu