• |
ide | kryesore

Dafina Zeqiri thirrje kompanisë “Apple” për vendosjen e Kosovës në hartë

-Instant, Paparazzi, Slider



Peticioni për vendosjen e KOsovës në hartë ka marë bujë botërore. Përveç këngëtarëve të famshëm si Dua Lipa apo Rita Ora, këtë reagim e kanë mbështetur dhe artistët shqiptarë. Një ndër to është dhe Dafina Zeqiri e cila i ka bërë thirrje kompanisë Apple për vendosjen e shtetit të Kosovës në hartë.

“@apple ne po presim #vendoskosovënnëhartë Ky është turp, veçanërisht nga një kompani amerikane (Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet në 17 shkurt 2008. Është viti 2020! Pse akoma nuk jemi në hartë?

Ndërkohë, online ka nisur një peticion për të vendosur Kosovën në hartë. Peticioni nisi pasi në “Apple Maps” vija kufitare mes Kosovës dhe Serbisë paraqitet ndryshe nga ajo që është përdorur për vendet e tjera dhe në të duket sikur Prishtina është pjesë e Serbisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *