• |
ide | kryesore

Dua Lipa publikon flamurin autokton shqiptarë

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi një peticion po qarkullon online, duke i kërkuar Apple të vendosë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në hartën e saj.
Linja që shenjon kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në hartën e ‘Apple’ është e ndryshme nga ajo e kufijve të tjerë, duke e treguar Kosovën si pjesë të territorit serb.

Peticioni që kërkon vendosjen e Kosovës në hartë ka mbledhur rreth 11,000 firma që në ditën e parë. Këtë peticion e shpërndau edhe Dua Lipa në Instastoryn e saj duke treguar si gjithmonë që nuk i harron rrënjët e saj sado lart të fluturojë.
Madje për këtë veprim, Dua pati një përplasje me këngëtaren serbe Jelena Karleusa. (Lexo këtu)
Çështja e Kosovës në hartë nuk është lënë me kaq nga këngëtarja shqiptare.
Në llogarinë e saj në Instagram, Dua ka ndarë në Instagram flamurin autokton të vendit, i cili tërboi Serbët pasi u ngrit në mes të Beogradit në 14 tetor 2014, në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *