• |
ide | kryesore

Halili i do titullin, por nuk e konfirmon: “Me Egbo do të flasim”

-Instant, Sport



Tirana ka festuar titullin e 25 kampion në histori, falë fitores 1-0 të Vllaznisë kundër Kukësit, duke shpërthyer emocionet e presidentit Refik Halili. Numri 1 i bardhebluve ka dhënë detajet për merkaton, në këndvështrimin Champions, por ka shmangur konfirmimin e teknikut actual Egbo: “Është e pamshmangshme që ti jepet merita, të gjithë skuadrës, stafit e natyrisht trajnerit Egbo – tha Halili në lidhje direkte me Rubrika Sportive -. Ne kemi folur e natyrisht do të ulemi sërisht të flasim me Egbo”.

Natyrisht tani ka fare pak kohë për tu qetësuar, sepse duhet menduar për sezonin e ardhshëm dhe prezantimin në Champions, ku Tirana kërkon të bëjë figurë të mirë. E për këtë, duhen përforcime, që numri 1 i klubit zbulon se i ka përcaktuar, ndërsa paralelisht do të punojë me rinovimet: “Duam të prezantohemi sa më mirë në Champions, si i takon Tiranës – tha Halili -. Kemi përcaktuar lojtarët dhe do të bëjmë pak lëvizje, por cilësore. Pastaj po punojmë edhe për rinovimet”.



1 Comment

  1. Sikur champions league te fitoje ky prape se lan turpin qe coi Tironen ne kategori te dyte, sigurisht me ndihmen lali er hale dhe rilindjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *