• |
ide | kryesore

“Ibrahimovic një kafshë”: Donnarumma tregon çfarë i ka bërë suedezi Milanit

-Instant, Sport



Zlatan Ibrahimovic është nga ata lojtarë që tërheqin nga vetja vëmendjen, edhe atëherë kur nuk duan. Pikërisht në kohën kur shtatlarti ka patur paqartësi për të ardhmen dhe është përplasur me teknikun Pioli për një zëvendësim, ka ardhur komenti i portieri Donnarumma: “Eshtë një kafshë, një fenomen. Na jep shumë e ndihet shumë prezenca e tij. Ibra është forca më shumë, që na mungonte: edhe në stërvitje, gjithcka jetohet në maksimum e aty krijohet mentaliteti fitues. Ai për këtë është vërtetë i jashtëzakonshëm, sepse edhe në miqësorenuk do të humbasë e na jep një mentalitet të pabesueshëm”.

Portieri, në qendër të merkatos, është ndalur edhe në shpërthimin e Milan pas lockdoën: “Kishim dëshirën të ktheheshim e të merrnim atë që kishim humbur. Shumë pikë të lëna në rrugë: kishim vendosmërinë të rifillonim sepse vlera jonë nuk ishte ajo e mëparshme, por kjo e sotme”.

“Piolit do ti jap gjithnjë maksimumin sepse është një person dhe trajner i madh”. Të tjera elozhe për teknikun e Milan nga ana e lojtarëve kuqezinj. Këtë herë është Gigio Donnarumma. “Jam i lumtur për atë që po bëjmë në këtë periudhë – ka thënë portieri i Milan – Jemi mirë dhe shpresojmë të arrijmë objektivat bashkë me trajnerin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *