• |
ide | kryesore

Juventus zgjedh trajnerin e sezonit të ardhshëm: Paratici e konfirmon

-Instant, Sport



Maurizio Sarri do të jetë trajneri i Juventus edhe në sezonin e ardhshëm e me të, në bardhezi, do të jenë edhe Cristiano Ronaldo e Dybala. Lajmin e ka konfirmuar qartë drejtori sportiv bardhezi Fabio Paratici para ndeshjes kundër Lazios: “Zërat se krerët e klubit janë mbledhur për të shkarkuar Sarrin na kanë bërë të qeshim. Mjafton një barazim që të nisin këto zëra, jemi mësuar. Do të jetë padiskutim ai tekniku i Juves për vitin e ardhshëm”.

Pas barazimit me Sassuolo mbledhja mes drejtuesve të lartë, me presidentin Andrea Agnelli, Pavel Nedved e Fabio Paratici u mendua se do të vendoste largimin e Sarrit, në rast të një humbje kundër bardhekaltërve në sfidën e Allianz Stadium. Mes figurave të mundshme që u përfol për të bërë provizorin në krye të skuadrës deri në fund të sezonit ishte Andrea Pirlo. Ish-mesfushori bardhezi, konsiderohet si tekniku i të ardhmes, duke filluar nga 2021.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *