• |
ide | kryesore

“Kur është për të dhënë një shuplakë, e merr gjithnjë Inter”: Conte ndez polemikat për kalendarin e ‘trukuar’

-Instant, Sport



Me barazimin 2-2 kundër Romës, Inter i thotë lamtumirë ambicjeve për titull, por siguron katër javë para kohë kualifikimin për në Champions League: “Jemi kualifikuar para kohe, me 14 pikë distancë nga e pesta. Nëse kampionati ynë është nën ton, cfarë mund të thuhet për skuadrat e tjera? Më duket se ka pak paramendim. Është njësoj si me kalendarin, nuk ka të verbër më të madh se ai që nuk do të shikojë, në fund keni gjithnjë të drejtë ju. Nëse e shihni ndershmërisht do të vëreni se ka anomali të rëndësishme. Ne në periudhën kyce përballemi gjithnjë me skuadra më të shlodhura. Unë ndonjë pyetje e bëj, problemi është se tek Inter i bëj vetëm unë”.

Conte nuk heq dorë nga të bërit polemikë, sidomos pas pesë pikëve, që mund të bëhen shtat në mbrëmjen e sotme, nëse Juventus fiton me Lazion: “Eshtë bërë për të na vënë në vështirësi, kemi gjithnjë një ditë më pak pushim në krahasim me shumë skuadra të tjera, duke luajtur gjithnjë vonë në mbrëmje. Këto gjëra në fund i paguan, e kotë ti biem larg. Eshtë hera e pestë radhazi që luajmë kundër skuadrave që kanë një ditë më shumë pushim. Në fund, kush merr një shuplakë është gjithnjë Inter. E cuditshme… Nuk mund të mos shihni atë që ndodhi”.

Zikaltrit megjithatë po rriten në lojë brenda fushës: “Këta djem duhet të akumulojnë eksperiencë e të rigjejnë zakonin të luajnë këto lloj ndeshjesh. Skuadra duhet përmirësuar në kualitetin e organikës e në shumë faktorë të tjerë, por unë këtyre djemve nuk mund ti them asgjë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *