• |
ide | kryesore

Marquez, operacion i detyruar: rrezikon të mbetet 4 javë jashtë

-Instant, Sport



Një “lëndim i rëndësishëm”, por Marc Marquez mund të kthehet në pistë për GP të Republikës Ceke. Doktor Mir, që nesër do të operojë në Barcelonë pilotin spanjoll për të rindërtuar frakturën në krah të shkaktuar nga rrëzimi në Jerez, provon të japë kohët e rikuperimit për kampionin e Hondas. “Objektivi është që ai të kthehet në Brno – ka shpjeguar mjeku, sipas njoftimit të mediave spanjolle – Ky është një lëndim me një shkallë rëndësie e gara e ardhshme në Jerez është e përjashtuar. Nëse nervi nuk është i influencuar, mund të stabilizojmë frakturën e Marquez mund të kthehet më parë”.

Mjeku ka bërë të ditur se bëhet fjalë për “një frakturë komplete me një dëmtim të mundshëm të nervit radial”. Mir ka besim se nuk do të ketë probleme me nervin në fakt, gjë që në rastin më të keq do të rriste natyrisht zgjatjen e dëmtimit. “Mund të duhen edhe tre apo katër javë” ka shtuar doktori. Do të ishte një goditje e rëndë për Marquez, që do të humbte pothuaj krejtësisht shanset për rikonfirmimin kampion bote, duke konsideruar faktin se edhe Botërori do të jetë më i shkurtër për shkak të pandemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *