• |
ide | kryesore

Mblidhet sot Këshilli Politik, çfarë pritet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot do të mblidhet Këshilli Politik, ku palët do të ulen sërish përballë njëra-tjetrës për të diskutuar propozimet e opozitës parlamentare të mbështetura nga maxhoranca për ndryshimet kushtetuese siç janë listat e hapura dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Nisma e votuar në Komisionin e Ligjeve është kundërshtuar nga ndërkombëtarët dhe opozita e bashkuar, e cila kërkon rikthimin e diskutimeve në Këshillin politik pa prekur marrëveshjen e 5 qershorit.

Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri pasi mori përgjigjen e opozitës së bashkuar, zgjodhi një prej datave të propozuara më herët. Kështu palët pritet të ulen sot në orën 11:00.

“Në vijim dhe të përgjigjes nga përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, mbledhja e tryezës së Këshillit Politik mbahet ditën e hënë ora 11:00”,- theksohet në njoftimin e mazhorancës.

Ndërsa kryeministri Rama pritet të negociojë vetë detajet e marrëveshjes së mundshme mes tyre, kryedemokrati Lulzim Basha nuk do ulet në një tryezë me të, duke ia besuar ekspertëve rreth tij, çështjet teknike.

Këshilli Politik tashmë do të ketë në përbërje 7 anëtarë, nga mazhoranca Edi Rama dhe Damian Gjiknuri, nga opozita jashtëparlamentare Gazment Bardhi, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi, kurse nga opozita parlamentare Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

Fillimisht idenë e dha PD, e cila u pranua nga Rama, më pas e mbështetur nga ndërkombëtarët teksa opozita parlamentare duket se ka rënë dakord me këtë zgjidhje.



6 Comments

  1. E para mos thoni opozita parlamentare se ajo nuk ekziston, eshte nje krijim rilindo-gazetaresk. E dyta dhe me kryesorja, keto ndryshime kushtetuese qe kerkon maxhoranca e mbeshtetur nga Murrizi dhe Hajdari, a nuk jane njr shenje e qarte se Rama e ka te humbur dhe do qe te fitoje ne tavoline? A nuk do ishte zhdukur Rama nga skena politike qe ne vitin 2017 sikur Basha te mos e kishte ngrene karremin ate vit? Rames i kane mbetur vetem 2 rruge, ose te ike me te mire dhe te perfundoje ne burg, ose te ike me te keq dhe te perfundoje ne burg. Te dyja rruget e cojne ne te njejtin perfundim, vetem ze rruga e dyte e con vendin ne trazira. Kaq e thjeshte eshte…

  2. OPOZITA REALE NUK DUHET TE ULET NE ATE TRYEZE FARE,DUHET VETEM TE SHKOJ DHE TE SHURROJ MU NE MES TE TAVOLINES DHE PASTAJ LE TE BISEDOJN ,EDI ,RUDINA DHE LYMI …

  3. Kur nuk ka deshire dhe sens pozitiv , asgje nuk permiresohet por vetem perkeqesohet.
    Mos prisni permiresime sepse keta as duan tja dine per ndryshime , u leverdis statuskuoja .

  4. Po pritet te krijohen parti te reja shum te fuqishme qe do ti hedhin me b….perpjet k….pd ps lsi dhe gjithe krymat e 30 viteve bashke me peden soros& co dhe minjte qe ju sherbejn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *