• |
ide | kryesore

Ndërpritet pas 3 orësh mbledhja e Këshillit Politik me kërkesë të Ramës, ku qëndrojnë palët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas 3 orësh, mbledhja plot debate e Këshillit Politik për Reformën zgjedhore, është ndërprerë me kërkesë të Edi Ramës.

Asnjë nga palët nuk ka lëvizur nga pozicioni fillestar.

Mësohet se sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka qenë i prerë sa i takon rishikimit të marrëveshjes së 5 qershorit të dakordësuar mes palëve me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

“Kuptuam nga diskutimi i Kryetarit të Partisë Socialiste që qëllimi është të rihapim edhe njëherë diskutimin për përmbajtjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe të bëjnë ndryshime të saj. Drafti i marrëveshjes së 5 qershorit është produkt i një pune të përbashkët 6 mujore, është miratuar dhe nënshkruar me konsensusin e të gjitha palëve, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Ne i qëndrojmë firmës sonë dhe deklarojmë që nuk mund të rishikohet apo rishkruhet asnjë fjalë ndryshe nga ajo që palët kanë dakordësuar dhe nënshkruar bashkërisht. Çështjet që ju shtruat bien në kundërshtim dhe ndryshojnë marrëveshjen e 5 qershorit dhe prishin dakordësinë që ne kemi arritur aty. (nenet 19 dhe 36 të draftit të nënshtruar në zbatim të marrëveshjes së 5 Qershorit)”, citohet të ketë thënë Bardhi.

Ai gjithashtu ka përmendur faktin se në dokumentin e dakordësuar është qartazi e shkruar se nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit.

“Gjithashtu, në mbledhjet e Këshillit Politik, por edhe gjatë diskutimeve në Rezidencën e Ambasadores së SHBA-së, përfaqësuesi zyrtar i Partisë Socialiste nuk ka dhënë konsensusin për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ka dakordësuar se kjo çështje nuk mund të diskutohet tani, por në një fazë më të vonshme. Ky fakt konfirmohet edhe nga përmbajtja e marrëveshjes së 5 Qershorit, ku specifikohet në shënimin nr. 2 që “nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit”. Sipas pikës 12 të marrëveshjes së firmosur më 5 Qershor ‘12. Hyrja në fuqi: ky shënim është i zbatueshëm për zgjedhjet e radhës’”, ka thënë Bardhi.

Pas rreth 3 orësh mbledhja është ndërprerë pasi kryeministri Edi Rama ka kërkuar 10
minuta pushim. Ai ka thënë se janë tre palë në tryezë duke iu referuar opozitës parlamentare që përfaqësohet nga Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

“Jemi gjithmonë 3 pole jo dy, është edhe opozita parlamentare. Pse jeni kundër hapjes së listave?”, mësohet se ka thënë Rama.



7 Comments

  1. Kur eshte kerkuar hapja e listave, eshte kundershtuar nga Gjiknuri me urdher te Rames. Tani qe kerkojne Murrizi dhe Hajdari, te cilet nuk dihet se cfare perfaqesojne dhe qe ne total nuk arrijne as 30 vota ne rang kombetar, kerkohet qe kjo marreveshje te prishet megjithese me kete marreveshje jane marre mbi pese muaj. Kryeministri ne detyre, sado te sperdridhet e di mire qe humbja do jete ne permasa katastrofike kete here. Po perdor dy qenje te cilat i ka blere dhe me po mundohet qe te reduktoje humbjen. E keqja eshte se Termet Gjiknuri dhe Rudina Hajdari kane firmosur dhe tani nuk mund te paraqesin pretendime pertej asaj firme. Ka ardhur Myslymi, ai ortaku i Adnor Shametit, ai mo ai qe mori edhe leje ndertimi ne nje zone te mire te Tiranes dhe tani do beje sikur eshte pale e katert se nuk ka mbetur rruge tjeter. Deri sa kerkuar pushim Rama, kuptohet se i kane shteruar idete dhe tani nuk i mbetet gje tjeter vecse te shese sic e ka zakon dhe sic ka bere gjithmone ata qe i shkojne nga pas.

  2. Doçi hajdut, do te vjedhe edhe nje mandat te trete, se ka tre halle te medhaja: 1-Te vazhdoje shkaterrimin e vendit deri ne shkallen ku e çoi enderri, si shpirt tradhetari qe eshte dhe te varferoje shqiptaret deri ne uri, se keshtu kanaqet ana tjeter shpirt tij te zi! 2- ti shpetoje burgut duke pasur imutitet, te vazhdoje vjedhjen per te vjedh votat! 3-Nga fundi te beje nje ligj qe te anmistoje te gjitha vjedhjet e tija dhe te tufes qeneve! E keshtu ti thote shqiptareve ja u futa e je u nxorra sa here me desh qejfi! (se qejf tjeter, ai nuk njeh…)

  3. Pra, mire qe duhet te shkonte ne Kosove qe te vinte maske sepse ketu as ne ambjente te vogla sa nje dhome nuk e vinte, por ky nuk di as si ta vendose masken! Ky do ju mbroje, ky do ju shpetoje! Deri tani gjithkush ka thene per te se SHEH VEC HUNDEN E TIJ! Ja ku e keni, vec hunden e tij pa, ndaj ai e kish hunden jashte e kryeministri i Kosoves brenda maskes!Ku e ka ndigjuar ky gei bardhi qe rama ka thene qe ne nuk I mbahemi 5qershorit o gei bardhi mos u perdridh i bucet gei por thuaj jeni apo nuk jeni per listat e hapura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *