• |
ide | kryesore

Tik Tok mohon akuzat si një platformë e rrezikshme

-Instant, F1, Stil



Aplikacioni i famshëm i videove TikTok ka mohuar akuzat se kontrollohet nga qeveria kineze. Theo Bertram, përfaqësues i rrjetit të fuqishëm kinez për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën tha se do të refuzojë çdo kërkesë për dorëzim të dhënash.

“Pretendimet që ne jemi në njëfarë mënyre nën ndikimin e qeverisë kineze janë totalisht të rreme,” –është shprehur ai për BBC.

TikTok ka qenë nën presionin e Uashingtonit për sa i përket të ardhmes së aplikacionit në SHBA. Kjo pasi Amerika po mendon ta bllokojë aplikcionin dhe mund ta lejojë atë vetëm nëse shkëputet nga Kina dhe bëhet një kompani amerikane. Sekretari i SHBA-ve, Mike Pompeo e akuzoi TikTok-un se po rrezikon përdoruesit amerikanë duke ia kaluar të dhënat e tyre private qeverisë komuniste kineze. Theo Bertram iu përgjigj edhe akuzave që thonë se rrjeti social favorizon pedofilët, duke u shprehur se TikTok i ka ndryshuar politikat më shumë se një vit më parë dhe ka zero tolerancë për sjellje të tilla. Aplikacioni kinez TikTok është bërë shumë popullor dhe është shkarkuar rreth 2 miliardë herë, me numrin më të lartë të përdoruesve në Indi dhe SHBA. India e bllokoi TikTok-un dhe disa aplikacione të tjera kineze, pasi e konsideroi rrezik për privatësinë e qytetarëve indianë. Ndërkohë pritet një vendim edhe nga Amerika.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *