• |
ide | kryesore

Video/ Nuk ka distancim social: tifozët e Tiranës ‘djegin’ titullin e 25-të, policia prish festën

-Instant, F1, Sport, Video



Një gol tre minuta nga fundi, 98 kilometra nga Tirana, shpërtheu festën në kryeqytet. Tirana është kampione, për të 25 herë në histori dhe askush nuk mund të kontestojë dot më supremacinë e treguar nga bardheblutë në këtë sezon.

Nuk kishte festë në stadium, sepse bardheblutë e kishin fituar ndeshjen e tyre 2-0 kundër Flamurtarit dhe prisnin favorin nga Vllaznia, por tifozët nuk kanë ngurruar të harrojnë edhe distancimin social, për shkak të pandemisë, duke mbushur rrugët e kryeqytetit për të legjitimuar me lumturinë e tyre një titull të vështirë, por që jep kënaqësinë e madhe në 100 vjetorin e klubit.

Megjithatë për të prishur këtë festë të tifozëve bardheblu, ka menduar policia. Në orët e vona të mbrëmjes ka pasur tension mes tifozëve dhe policisë, me këta të fundit që kanë vendosur edhe të arrestojnë tifozë, duke krijuar irritim tek pjesa tjetër. Siç mund të shihet edhe në videon e mëposhtme, tensioni dhe irritomi pas veprimit të policisë ka qenë i madh te tifozët, për të cilët kjo ishte një ditë e veçantë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *