• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni dëmtimin e frikshëm në FA Cup: Bailly i duhet oksigjen për të dalë nga fusha

-Instant, Sport, Video



Eric Bailly është dëmtuar rëndë në ndeshjen gjysëmfinale të FA Cup kundër Chelsea, pas një përplasje të dhunshme me shokun e skuadrës Harry Maguire. Dëmtimi i mbrojtësit të Red Devils ka ndaluar lojën për 10 minuta, pasi situata nuk ka qenë e lehtë. Numri 3 është përplasur me kapitenin e skuadrës, Maguire, duke e pësuar më keq. Kapiteni i Solskjaer e kaloi me një fashë në kokë dhe një trullosje të lehtë, ndërsa Bailly ka dalë nga fusha në barrelë, i ndihmuar nga oksigjeni, për shkak të një plage të keqe në kokë, për të cilën u mjekua për minuta të tëra në fushë.

Për Bailly tashmë do të kryhen vizitat mjekësore më të detajuara për tu siguruar që qendërmbrojtësi i United nuk ka probleme të fshehura.

https://www.youtube.com/watch?v=YqqDzprKdj8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *