• |
ide | kryesore

163 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut, por asnjë viktimë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.636 teste të kryera në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar 163 raste të reja me COVID-19, pjesa më e madhe e të cilave në Shkup ku janë shënuar 52 raste, Kumanovë 21, Dibër 2, Shtip 33, Tetovë 4, Strugë 7, Veles 2, Manastir 5, Ohër 1, Kavadar 4, Gostivar 17, Strumicë 2, Koçan 2, Probishtip 2, Demir Hisar 3, Makedonski Brmod 1, Sveti Nikollë 3, Kërçovë 1 dhe Resnjë 1. Nga 10 viktima që kishte ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë bën me dije se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 69 pacientë të shëruar në vendin fqinj. Numri i rasteve aktive arrin në 4040.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *