• |
ide | kryesore

Barcelona shpërndan skuadrën: Setien vendos 6 ditë pushim për të mundur Napolin

-Instant, Sport



Mbyllja e la Liga me vendin e dytë zhgënjyes, pas shpinës së Real Madrid, nuk i ka lënë asgjë tjetër Barcelonës për të shpëtuar sezonin përvec Champions League. Në prag të kthimit të 1/8 me Napolin, blaugranat kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore përpara se të shpërndajnë skuadrën. Quique Setien, në fakt, ka vendosur ti lejojë të tijve 6 ditë pushim, deri të martën 28 korrik, për tu rikarikuar e për të provuar të rrëmbejnë trofeun më prestigjioz.

Ndeshja e 8 gushtit është vendimtare për të ardhmen e Barcelonës e të Quique Setien. Pasi u rikuperua nga Real Madrid duke humbur la Liga, katalanasit nuk mund të dështojnë kundër skuadrës së Gattuso, për të shkuar në Final Eight të Lisbonës. Zëvendësi i Valverde i ka ditët të numëruara e vetëm një arritje në Europë do të mund ta shpëtonte.

Messi ka folur ditët e kaluara e fjalët e tij kanë qenë kritika të vërteta. Pleshti nuk po shënon si në ditët më të mira, por është gjithnjë lider i skuadrës e fatet e saj janë të lidhura me këmbët e argjentinasit. Për më tepër, kundër Napolit nuk do të jenë të skualifikuarit Busquets e Vidal, ndërsa Griezmann po punon për tu kthyer në dispozicion pas problemit muskular. Të shlodhësh muskujt e të clirosh kokën: kushedi nëse receta e Setien mund të bëjë punë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *