• |
ide | kryesore

Basha: Unë jam nënprodukt i një prej spastrimeve etnike serbe në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha reagoi pas takimit me kreun e komunës së Prishtinë se ai vetë është nënprodukt i një prej spastrimeve etnike serbe në Kosovë.

“Askush dhe asgjë, nuk mundet ta njollosë luftën çlirimtare të Kosovës, e cila ishte një luftë mbrojtëse ndaj një agresioni që si synim kishte genocidin, spastrimin etnik të Kosovës. Unë vetë jam nënprodukt i një prej këtyre spastrimeve etnike, i cili detyroi gjyshërit e mi të largohen nga Kosova e viteve ’20. 

Shpresoj që drejtësia ndërkombëtare të bëjë drejtësi, sa i përket atyre që kryen agresionin, kryen spastrim, kryen vrasje dhe masakra ndaj civilëve dhe njerëzve të pambrojtur në Kosovë, por edhe në treva të tjera të ish-Federatës së Jugosllavisë.” – shkruan Basha mes të tjerash.

Postimi: 

Një takim të përzemërt dhe miqësor zhvillova mëngjesin e sotëm me z.Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës. Diskutuam lidhur me situatën e shkaktuar nga COVID- 19, por dhe situatën politike, dialogun Kosovë-Serbi dhe aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale.

Nuk mund të barazohet kurrë lufta për liri e një populli, me përpjekjet shekullore për spastrimin etnik të Kosovës nga banorët e saj.

Kam vlerësuar qëndrimet e Presidentit Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, zotit Kadri Veseli, të cilët e kanë konfirmuar gatishmërinë e tyre për t’u përballur me drejtësinë, si një traditë e pandërprerë nga të gjithë drejtuesit e luftës çlirimtare të Kosovës dhe shpreh bindjen, se nga përballja me drejtësinë do të përfitojë edhe njëherë populli i Kosovës, dhe do të vërtetohet kauza e drejtë. Askush dhe asgjë, nuk mundet ta njollosë luftën çlirimtare të Kosovës, e cila ishte një luftë mbrojtëse ndaj një agresioni që si synim kishte genocidin, spastrimin etnik të Kosovës. Unë vetë jam nënprodukt i një prej këtyre spastrimeve etnike, i cili detyroi gjyshërit e mi të largohen nga Kosova e viteve ’20.
Shpresoj që drejtësia ndërkombëtare të bëjë drejtësi, sa i përket atyre që kryen agresionin, kryen spastrim, kryen vrasje dhe masakra ndaj civilëve dhe njerëzve të pambrojtur në Kosovë, por edhe në treva të tjera të ish-Federatës së Jugosllavisë.

Me z.Ahmeti ramë dakord për rëndësinë historike të dialogut me Serbinë, me qëllim njohjen reciproke midis dy shteteve te pavarura, ku me rëndësi jetike është bashkëpunimi i ngushtë midis partnerëve strategjikë të kombit shqiptar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

E garantova z.Ahmeti, për një mbështetje totale për të gjitha vendimet e institucioneve dhe forcave politike të Kosovës. Vetëm përmes një qasjeje dhe koordinimi si ai që siguroi shpalljen e Pavarësisë dhe njohjen e Kosovës nga shumë vende të botës, do të mund të bëjmë progres në proceset integruese.

Shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet Kosovës në këtë moment, është heqja dorë nga protagonizmi i pavend, për konsum të brendshëm, që në fakt e ka dëmtuar Kosovën.



7 Comments

  1. BASHA THOTE QE JAME NGA KOSOVA SHUME MIRE POR KJO THENJE DO I KUSHTOJ SHUME SHTREJT ME KOMUNISTET SHQIPTAR ME BIJET DHE NIPAT E TYRE KETA TANET. KOSOVARVE E DIME SHUME MIRE SE CFARE U BENE NE 1944 ME DUSHAN MUGOSHEN BRENDA NE KOSOV DHE RRUGES PER TIVAR SOCILKOMUNISTET NUK E PRESIN MIRE KETE …………….

    1. NUK I KUSHTON POR PERFITON O JURI . KOSOVA DHE KOSOVARET JANE AJKA E KETIJ KOMBI .
      NE U MBURREM SHUME POR KOHA TREGOI QE ISHIM CA DESHTAK E PERVERS TE LINDUR 9 ME KEQ SE GREKERIT) NDERSA PER KOSOVARET TREGOI SE JANE 1 . PERS I PERKET KOMUNISTAVE , ATA LE TE HANE MUTE , ATA VETEM TE VRASIN BABENE DHE TE SHKERDHEJNE PJELLEN E TYRE DINE . ATA JANE FATKEQESIA E KETIJ KOMBI .

  2. Megjithese ne fillim ishte kunder listave te hapura ,levizha e fundit e Rames eshte shah -mat me opoziten ,e cila nuk e priste.Kjo levizje pro mendimit mbare popullor ka nje efekt shune pozitiv per PS,nje spiun serb e di gjithe kosova dhe dosjen e shtepise verdhe ti e bere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *