• |
ide | kryesore

Beteja me Covid, 117 jetë të humbura në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Numri i viktimave në vendin tonë nga koronavirusi arrin në 117. Katër pacientë kanë ndërruar jetë sot në dy spitalet COVID të Tiranës. Viktimat janë një 67-vjeçare nga Tirana dhe një 82-vjeçar nga Vlora në spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” një 75-vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2397 që nga fillimi i epidemisë. ror Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se pavarësisht kësaj vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitalet COVID.Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar.

Rekord ditën e sotme ishte numri i të infektuarve. 119 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në 24 orët e fundit.



2 Comments

  1. Covidi ka shkaktuar 117 viktima ne Shqiperi, po covRama sa viktima ka shkaktuar keto shtate vjet? Po covEri sa viktima ka shkaktuar per pese vjet. Nuk eshte covidi semundja me e keqe qe ka kapluar kete, korinarilindja me disa lloj koronavirusesh, covEdrame, covErveli, covElise, covTaatao, covUlsi, covMurriz etj. etj. Viruse te llojeve me te keqija dhe me te ndyra qe shkaktojne paralize deri ne vdekje te gjithe Shqiperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *