• |
ide | kryesore

Dështimi i Partizanit mund të mbyllet me dramë: Europa u zhduk në Durrës, Vllaznia e trembe me playout-in

-Instant, F1, Sport



Shansi i fundit për të tentuar shpëtimin e sezonit në javët e mbetura, por Partizani sic duket nuk e donte, ose më saktë nuk kishte këllqe ta kapte. Në Niko Dovana kundër Teutës u luajt akti i fundit i një futbolli pa ide, pa alternative, pa fantazi, me këmbë të ngarkuara e me një dorëzim përbrenda që shfaqej në cdo pasim të gabuar, që sfumonte aksione të panumërta, aq sa në fund rastet e skuadrës kampione në dalje mund të numëroheshin me gishtat e njërës dorë. E të mendosh që ishte një ndeshje për tu fituar, gjithnjë nëse duhej mbajtur ende një shpresë e vakët për të arritur të paktën zonën Europiane, ndërsa tani me një humbje me Vllazninë rrezikon të mbyllet në playout.

E pra, ata që e cuan gjendjen e skuadrës aty, pa shpëtuar asnjë prej trajnerëve që provuan pankinën e nxehtë të të kuqve, nuk mund të ndryshonin sjellje, vetëm se në pankinë ishte ulur drejtori Olsi Rama, që duhet të shohë përgjegjësitë e të gjithëve, duke filluar nga vetja. Asgjë nuk funksionoi në klubin që duhej të fitonte dominimin e futbollit shqiptar, me investime shumë më të forta, financiarisht e numerikisht duke folur, edhe se Tirana e Kukësi, që në fushë treguan diferenca me Partizanin.

Asnjë prej të ardhurve nga jashtë nuk justifikoi pritshmëritë, e kjo tregon dështim të strategjisë së merkatos, asnjë objektiv nuk u arrit dhe kjo tregon dështim të strategjisë teknike. E si për të kompletuar dështimin administrativ, erdhi bllokimi i merkatos dhe gjoba për cështjen Cinari, që rrezikon të dënojë të kuqtë më shumë se cdo gjë tjetër në këtë sezon…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *