• |
ide | kryesore

‘El Loco’, Premier për ditëlindje: jeta e çmendur e idhullit të ri të Leeds

-Instant, Sport



Në Leeds, pas rikthimit në Premier, i dedikuan një rrugë. Nga mbërritja në Angli, sidoqoftë, iu deshën pak ditë për tu bërë idhulli absolut i një qyteti të tërë të sëmurë pas futbollit. Që do të kishte feeling ishte plotësisht e dukshme… Marcelo Bielsa mbush 65 vjec. Një vit cudish, i një njeriu karizmatik, e me dashur absolute për futbollin. Një dashuri që e ka cuar të studiojë drejtimet e papritura të topit, duke tentuar ti japë një kuptim shkencor dickaje iracionale.

Lista e cmendurive që e kanë bërë të jetë për të gjithë “el loco” është pa mbarim. Nga ngjitjet mbi pemë për të ndjekur stërvitjet e lojtarëve të tij ose kundërshtarëve, në improvizimin në 2 të mëngjesit në shtëpinë e të riut Pochettino për të bindur familjen e tij kur bënte zbuluesin e talenteve për Neëell’s, apo leksionet e taktikës tek vila e prindërve të tij për të testuar zgjidhje të reja loje. Tek Leeds, sezonin e kaluar, zhurmoi se spiunoi stërvitjen e Derby County para një ndeshje vendimtare për promocionin. Pasi pagoi një gjobë të kripur mbajti një konferencë shtypi prej 70 minutash në të cilën u mundua ti shpjegonte gazetarëve mënyrën e tij të analizave e studimit të skuadrave kundërshtare. Perla ishte kur skuadra e tij shënoi një gol me një lojtar të Aston Villa të dëmtuar, e tekniku i detyroi të tijtë të linin kundërshtarët të barazonin.

Pas sezonit të parë të trazuar anglez, që mbaroi keq në playoff, erdhi promocioni direkt. Guardiola e konsideron Bielsan një pikë referimi për idenë e tij të futbollit. Edhe Pochettino, Sampaoli, Martino e Gallardo. Studimi obsesiv e ka bërë të teorizojë e të vërë në praktikë një seri idesh që e bëjnë lojën e tij dicka unike. Hyri në histori për një sistem hiperofensiv, një lloj 3-3-1-3, analizoi një pafundësi ndeshjesh për të përcaktuar strukturën që mban në këmbë futbollin e tij. E kur mbajti një konferencë në Coverciano, përpara një plateje me teknikët më të përgatitur në botë, i la të gjithë gojëhapur. Mes gjërave që tha, ishte edhe teoria e famshme e 28 sistemeve të mundshme të lojës. Për shumë cudia e radhës së një të cmenduri. Për ata që duan futbollin, simboli i shpresës për një lojë më të mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *