• |
ide | kryesore

“Flit me të tutë, mos më çaj k**in”: sherr në fushë mes Mihajlovic e Gasperinit

-Instant, Sport



“Ti flit me të tutë e mos më caj k… ik q..”. Shkëndija në fushë gjatë Atalanta-Bologna (1-0) mes Sinisa Mihajlovic e Gian Piero Gasperini me teknikun kuqeblu që në fund të pjesës së parë i është drejtuar egër kolegut zikaltër. Një debat i ashpër që është zgjidhur me karton të verdhë për Mihajlovic e të kuq për Gasperini, vendim ky që ka shpërthuar tërbimin e pankinës atalantine.

Përplasja mes teknikëve nuk i ka shpëtuar transmetimit direkt në tv, me audion kumbuese në heshtjen e Geëiss Stadium, që ka zbuluar gjithcka. “Flit me të tutë e mos më caj k… ik q..” ka shpërthyer Mihajlovic ndaj Gasperini duke ndezur kështu ndeshjen edhe për shkak të ndërhyrjes së arbitrit, që në fillim i dha karton të verdhë të dyve, pastaj përjashtoi teknikun e Atalantas që i kërkoi shpjegime për të verdhën: “Përse mua? Cfarë je duke bërë?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *