• |
ide | kryesore

Këpuca e Artë e rekordi absolut i Serie A, Ronaldo me ide të qartë: “Tani synoj Higuain”

-Instant, Sport



Golat e shënuar nga Cristiano Ronaldo ndaj Lazios hipotekojnë titullin për Juventus e shënuar rekordin e ri për portugezin. I ngjitur në kuotën e 30 golave në kampionat (golashënues bashkë me) CR7 ka fiksuar kështu 51 gola në total në Serie A, duke u bërë i pari futbollist në histori që shënon të paktën 50 gola në Itali, në Angli e Spanjë. Por jo vetëm kaq: nga mbrëmë CR7 është lojtari më i shpejtë që shënon 50 herë në A në kohën e tre pikëve, duke mundur Shevchenko (68 ndeshje), Ronaldo fenomeni (70), Milito (78) e Trezeguet (78).

Duhet shtuar se kjo për portugezin është sezoni i tetë me jo më pak se 30 gola mes Liga, Premier e Serie A. Në historinë e Juventus CR7 është i treti që shënon të paktën 30 gola në kampionat pas Felice Borel (31 në 1933/34) e John Hansen (30 në 1951/52).

“I kam mësuar të gjithë të më shohin të thyej rekorde e të vendos të rinj – komentoi portugezi – por në realitet këto janë pasojë e një procesi natyral. Rekordet janë të rëndësishëm por më e rëndësishme është të fitojë skuadra e të marrësh trofe: jemi në rrugën e duhur, duhet të përmirësohemi por rruga është e duhura”.

Në focus është një tjetër record (36 golat në kampionat të Higuain me fanellën e Napolit) që mund të rrëzohet shpejt: “Po, do ishte bukur ta thyeja, të shohim…”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *