• |
ide | kryesore

Laçi, modeli i një strategjie low-coast që përfundon gati gjithnjë… në Europë

-Instant, Sport

Për Laçin duhet të ishin tre provat e të vërtetës drejt Europës, por kurbinasit e tekniku Armando Cungu nuk kishin aq durim sa për të pritur deri në fund. Kështu, e kanë fiksuar objektivin me një ndeshje perfekte në një fushë shumë delicate, ku bardhezinjtë bënë të dukej e thjeshtë, një ndeshje që duhej të ishte krejt e kundërta. E kombinuar me rezultatet e tjera, për Lacin e vendit të tretë me katër disdtanca nga Teuta ndjekëse, Europa është e siguruar, krejtësisht e siguruar.


E në këtë situate nuk është asgjë e dhuruar, por një project efikas me zgjedhje të duhura, të lojtarëve të duhur, me trajnerin e duhur, edhe pse ishte i dyti në radhë që u ul në pankinën e Lacit këtë sezon, e me ndërhyrjet në janar që ishin pak të thuhen brilante. 0-3 në Adush Muca kundër Bylis tregoi edhe njëherë soliditetin mental që Cungu ka ndërtuar në dhomat e zhveshjes, ku dy herë Nwabueze e Rrapo i shënuan tre gola brenda ndeshjes një nga mbrojtjeve të kujdesshme të kampionatit.


Qendërsulmuesi amerikan i Lacit konfirmohet lideri i një skuadre aggressive kompakte e ku individi është vënë në shërbim të skuadrës. Nwuabueze shënoi dygolëshin e katërt sezonal me bardhezinjtë, por më shumë se golat e tij, vlen feeling i krijuar me Grecën e Xhixhën që kanë prodhuar 55 gola, duke ndihmuar Lacin të jetë sulmi i dytë më i mirë i Superiores, pas Tiranës. Një tjetër sezon për bardhezinjtë i projektuar drejt Europës dhe për mënyrën e të funksionuarit meriton vërtetë komplimenta…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu