• |
ide | kryesore

Lazio pranon kushtet e Veronës: Kumbulla së shpejti bardhekaltër

-Instant, Sport



Claudio Lotito e Igli Tare duan ta mbyllin sa më shpejt të jetë e mundur për Marash Kumbullën, për të evituar ndërhyrjen e klubeve të interesuar (mbi të gjithë Inter). Lazio e ka me nxitim e do të sjellë në Romë mbrojtësin shqiptar të Veronës. Dje ka patur një takim tjetër mes Setti e Tares. Bardhekaltrit po luanin me cmimin, për ta ulur, shkruan Il Messaggero, por tani cmimi 20 milionë plus André Anderson e Lombardi (ashtu si insistonte Verona) duket se i kënaq të gjithë.

Klubi bardhekaltër prej kohësh e ka objektiv të parë Marash Kumbullën. Shqiptari i pëlqen si drejtorit sportiv Tare ashtu dhe teknikut Inzaghi (e blerja e tij është sugjeruar edhe nga Reja, trajneri i Shqipërisë). Në fund të qershorit, presidenti i Veronës Maurizio Setti, i shoqëruar nga drejtori sportiv D’Amico, u takuan në Villa San Sebastiano, selia e Lazios, për të folur me Lotiton e Taren për mbrojtësin. “Jemi takuar me Veronën sepse Kumbulla na intereson, mund të jetë i rëndësishëm për vitet e ardhshme – ka thënë drejtori sportiv bardhekaltër -. Nuk mendonim ta mbyllnim menjëherë tratativën për Kumbullën”.

Oferta e kryeqytetasve u konsiderua e mirë por jo bindëse: në tavolinë ishin 18 milionë euro plus kartonin e një ose dy lojtarëve (Cristiano Lombardi, Sofian Kiyine e Fabio Maistro). Nuk pati sukses ofensiva e parë, por edhe e dyta nuk pati fat më të mirë. Për Kumbullën, Lotito vendosi në tavolinë 20 milionë e kartonin e André Anderson, i vlerësuar 10 milionë. Verona ka pretenduar të përfshihej edhe Lombardi, ose në alternativë, bardhakltrit të shtonin një tjetër 5 milionë cash. Kjo për shkak se verdheblutë nuk e pranuan vlerësimin 10 milionë që Lazio i bëri André Anderson.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *