• |
ide | kryesore

Mark Frroku përjashtohet edhe nga futbolli: Tërbuni përjashtohet nga kompeticioni

-Instant, F1, Sport



Ngjarjet e dhunshme në Pukë nuk mund të kalonin pa pasojë, por këtë herë goditja e Komisionit të Disiplinës ka qenë fatale për Tërbunin. Barazimi me Egnatian bëri që mbi rrogozhinasit të ushtrohej dhunë masive të ideuar nga drejtuesit e klubit të Tërbunit sapo përfundoi ndeshja. Bazuar në raportin e zyrtarëve të FSHF-së në atë ndeshje, Justin Bespalla dhe Idriz Gashi, Komisioni i Disiplinës në FSHF ka përjashtuar Tërbunin nga kategoria. Pukjanët bëhen kështu skuadra e dytë e përjashtuar në Grupit A të Kategorisë së Parë, pas Shkumbinit.

Pas Parlamentit, është përjashtuar përjetë edhe nga aktivitetet sportive Mark Frroku, ish-deputeti, një prej sponsorëve të Tërbunit, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve. Bashkë me të është përjashtuar përjetë edhe shefi i klubit Dritan Frroku dhe zyrtari i klubit Alfons Gjergji.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 21.07.2020

1. FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të Neneve 27, 28, 31, 39/1, 55/2, 63, 64/2, dhe 65 të KDS përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2019-2020 dhe zbritet në një kategori më të ulët.

2. Zyrtari i FK Tërbuni, Dritan Frroku, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.

3. Zyrtari i FK Tërbuni, Alfons Gjergji, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.

4. Zyrtari i FK Tërbuni, Mark Frroku, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.

5. Zyrtari i KF Sopoti, Gentian Stojku, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

6. Zyrtari i Vllaznia B, Fatjon Hasanaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/2/a të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

7. Lojtari i FC Internacional Tirana, Klevis Doka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

8. Lojtari i FC Internacional Tirana, Patrik Vlashi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

9. Lojtari i Labëria Fc, Halim Begaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

10. Pranimin e kërkesës së FK Shënkolli. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS, FK Shënkolli vendoset në provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.



1 Comment

  1. C’rendesi ka kjo

    Foto e Rudines me MArkun ishte shume e bukur, foto klaiske, cift perfekt, fisnike zoterinj!

    Ca faji ka Marku qe eshte kontigjent burgu tek e fundit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *