• |
ide | kryesore

Rama tha se arriti marrëveshjen, por opozita parlamentare është ende e përçarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Socialiste firmosi një marrëveshje me kryetarët e grupeve të opozitës parlamentare. Kryeministri Edi Rama tha se kishte marrë mbështetjen e deputetëve të opozitës, por drafti “i dakordësuar” zbulon diçka tjetër.

Marrëveshja me 3 pika ku e para ka angazhimin për të miratuar marrëveveshjen e 5 qershorit, e dyta për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të hapur listat dhe e treta për të vazhduar negociatat me Partinë Demokratike është firmosur nga Taulant Balla, Edmond Stojku dhe Nimet Musai, nuk është nënshkruar plotësisht nga Grupi Demokrat i Myslim Murrizit. Ky i fundit tha pas takimit se nuk e voton marrëveshjen e 5 qershorit.

“Firmosëm për listat e hapura dhe ndryshimet kushtetuese. Jemi kundër pikës së parë” – tha Murrizi.

“Ai është grup tjetër. Lista e firmosur është nga 25 deputetë të 3 grupeve parlamentare, të tjerë janë nga grupet e pavarur. Secili deklaron mendimin e grupit. Murrizi ka marrë dakordësi nga grupi i tij, për pikat e tjera por jo për të parën” – tha Edmond Stojku i grupit “Demokraci dhe drejtësi”. 

Edhe deputeti i opozitës parlametare Ralf Gjoni tha për mediat tha se mbështet hapjen e listave, por theksoi se është kundër marrëveshjes së 5 qershorit. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Prape loje e Rames eshte. Ku ka aq tru Murrizi sa te jape opsione. Rama do qe te mbaje te lidhur ata pak militante qe i kane mbetur. Murrizi as nga kooperative e tipit te larte nuk e ka prejardhjen. Do shohim komedi tani me Ramen duke u zbythur dalengadale deri sa ta ndaloje ne ndonje hu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *