• |
ide | kryesore

Të kurorëzohesh “Miss Shqipëria” në moshën 16-vjeçare/ Intervista me Iljada Baci-n

-Instant, F1, Paparazzi



Iljada Baci ishte vajza e cila u kurorëzua si më e bukura e Shqipërisë të dielën që lamë pas. Vetëm 16-vjeç Iljada arriti të “rrëmbejë” kurorën mes 26 konkurenteve. Në një intervistë për Lapsi.al, ajo do të na flasë për eksperiencën në “Miss SHqipëria”, të qënit miss në një periudhë pandemia dhe cilat janë synimet e saj pas titullit “Më e bukura e Shqipërisë”

1.Iliada ju jeni vetem 16 vjec. Si ndodhi që u bëre pjesë e spektaklit Miss Shqipeëia?

Si nje vajzë 16 vjeçare pa asnjë lloj eksperience të tillë, nuk e mendoja se kjo do të ishte skena e duhur për mua dhe për këtë arsye nuk e pata dëshirën e madhe për të marrë pjesë . Unë vendosa që të shkoja për audicione në momentin e fundit. Me këmbnguljen e mamasë time vendosa që ta provoja. Kur mora vesh qe isha pranuar u surprizova, por aty i vendosa dy prioritete vetes ; e para që do beja më të mirën dhe maksimumin tim, pasi nuk do të kisha asgjë për të humbur. Pse jo? përse mos të tregoj veten time për atë që jam dhe të pranoj çdo gjë që vjen me këtë të fundit. Dhe e dyta ishte që ta shijoja këtë periudhë sa më shumë të mundesha. Kësaj te dytës i dhashë akoma dhe më shumë rëndesi, pasi ishte një nga arsyet përse unë vendosa që të merrja pjesë që në fillim.

2.Gjatë ditëve që qëndruat bashkë me vajzat e tjera, a e kishit menduar se do të zgjidheshit ju fituesja?

Realisht nuk e kisha menduar apo analizuar situatën në këtë mënyrë. Gjatë kohës që kalova me vajzat nuk mbaj mend të më ketë kaluar ndonjeher mendimi se kush do të merrte çmime apo do të zgjidhej fituese. Të them të vërteten isha shume e zënë duke shijuar sa më shumë kohën që kisha për të kaluar me vajzat, të cilat për fatin tim u bënë disa nga shoqet më të mira që kam pasur prej një kohe shumë të gjatë. E kam thënë dhe do e them gjithmonë që fitorja më e madhe për mua ka qënë miqësia që unë kam krijuar gjatë këtij rrugëtimi.

3.Shumë vajza e kanë përdorur për trampolinë në botën e spektaklit fitoren tek Miss Shqiperia. Ju a ke menduar t’I hyni botës së televizionit?

Para kësaj eksperience nuk më kishte shkuar ndonjëher në mendje ti futesha televizionit pasi realisht prioriteti im ka qënë gjithmonë shkolla dhe studimet. Por gjatë kohës që kalova duke bërë xhirimet te Miss Shqipëria u futa me shumë në këtë botë, mësova shumë gjëra dhe sa me shumë kohë që po kaloja aty aq me shumë në dashuri po bija me televizionin, modën, sfilatat, kamerat që para shumë pak kohësh kanë qënë një tokë e huaj për mua. Falë durimit të stafit dhe punës tonë të palodhur u përshtata më shpejt se ç’mund t’a imagjinoja.

5.Si u ndjeve në momentin kur u shpalle fituese? 

E kam thene më përpara në një intervistë që lidhjet e mia me skenën nuk kanë qënë asnjëher të mira. Në momentin që unë dilja ne skenë bllokohesha dhe nuk arrija t’a tregoja asnjëher veten time në maksimum. Në momentin që unë dola ne skenë për sfilaten e parë çuditërisht isha shumë e qetë dhe e vendosur në atë që po bëja dhe e zotërova skenën shumë mirë natën finale. Çdo gjë po shkonte ashtu siç duhej dhe unë nuk pata asnjë lloj nervozizmi apo emocioni. Kur vjen koha për të shpallur vendin e parë isha bërë gati të përqafoja dhe të uroja atë vajzë që do e fitonte. Në momentin që thuhet numri: katër- (zemra ime fillon dhe rreh më shpejt se normalisht) -mbedhjet aty u riktheva në gjëndjen time emocionale. Çdo gjë filloi të bllokohej përsëri, shikimi, dëgjimi, zëri, asnjë shqisë e imja nuk ishte më funksionale. Ishte diçka që nuk e kisha përjetuar ndonjëher më parë.

6.Cili është pasioni juaj në jetë?

Unë kam diçka që disa njerëz mund ta shohin si të mirë dhe disa si gjë të keqe. Mua me bëjnë shumë gjëra të lumtur në jetë, sado qe të vogla të jenë ato. Është një gje e keqe për disa sepse nuk pres shumë nga jeta, por është një gjë e mirë pasi rrjedhimisht prej kësaj unë kam shumë pasione. Arti ka qënë lumturia ime që kur kam qënë e vogël, duke filluar nga muzika  , piktura, baleti dhe shumë gjëra të tjera. Dashuria ime për këto pasione sa vjen e rritet dhe me të njëjtin ritëm po rritet dhe dashuria që kam për botën e televizionit.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *