• |
ide | kryesore

Vizita në Kosovë/ Pasardhësit e Isa Boletinit i dhurojnë flamurin 108-vjeçar të kryengritjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i PD, Lulzim Basha ka marrë dhuratë të veçantë në kullën e Isa Boletinit, teksa pasardhësit e heroit të Kosovës i dhanë liderit demokrat flamurin 108- vjeçar të kryengritjes para Shpalljes së Pavarësisë me kerkesen qe kur te jete kryeminister ta vendose ne zyren e tij. Basha premtoi se këtë flamur jo vetem do e vendosë në zyrë nesër si kryeministër i Shqipërisë por dhe se do jetë pjesë e pandarë e tij. Për më tepër ai ka theksuar se me këtë flamur familja Boletini dhe Kosova i dhanë atij një përgjegjësi të madhe, dhe Basha zotohet që të bëjë gjithçka për t’i shërbyer Kosovës e Shqipërisë për një të ardhme siç e deshën ata që u flijuan për kombin.

Postimi i Bashes. 

Isha i nderuar sot të vizitoja kullën e Isa Boletinit, e të përulesha para varrit të tij.

Emocion të jashtëzakonshëm përjetova tek kjo kullë e pamposhtur, e rrethuar, e bombarduar dhe e djegur gjashtë herë, por që askush, as dje, as sot dhe as nesër nuk mund ta çrrënjosë.

Kjo kullë sot është prapë e plotë, me të gjithë burrat e saj, si njëherë e një kohë. Isa Boletini është aty bashkë me bijtë e tij e trimat e tjerë të familjes Boletini, që dhanë jetën për këtë tokë.

Isa Boletini jo vetëm prehet në shtëpinë e tij, por edhe në Kosovën e pavarur, në Kosovën e lirë, siç e deshi e për të cilin u sakrifikua ai dhe familja e tij.

Pasardhësit e Isa Boletinit më bënë një nder të veçantë, duke më dhuruar flamurin 108 vjeçar të Isa Boletinit, me të cilin nisi kryengritjen para Shpalljes së Pavarësisë, për ta vënë në zyrën time nesër, si Kryeministër i Shqipërisë.

Ky flamur do të jetë pjesë e pandarë e zyrës time të punës, por bashkë me të familja Boletini, por dhe Kosova më dhanë një përgjegjësi të madhe, dhe unë do të bëj gjithçka, dhe nuk do të kursej asgjë, për t’i shërbyer Kosovës e Shqipërisë, për të ndërtuar të ardhmen tonë e të femijëve tanë, siç e deshën, e për të cilën u flijuan bijtë dhe bijat e kombit tonë.



4 Comments

  1. NE DUAM QE PALLOSH KRISTAQ RAMA TE SHPORRET POR KJO NUK TE BEN TY BURRE ME TE MIRE .
    MOS FLUTURO ME PRAS NE BYTH . EDHE TI PERDERISA NUK PRANOVE NDRYSHIMET , JE ZHGENJIM QE NE NISJE .

    1. Jam dakort me ty por ka edhe nje te mire , qenka Kosovar .Kjo nuk eshte pak , eshte njesoj sikur te lindesh fisnik , eshte titull . Vetem per kete do te votoj edhe pse kam pakenaqesi te medhaja ndaj teje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *