• |
ide | kryesore

Covid në Shqipëri, shkon në 120 numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka rritur në 120 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Sot ndërruan jetë 3 pacientë, një 57-vjeçare dhe një 80-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 62-vjeçar nga Fieri pa sëmundje të tjera.

Trajtimi i pacientëve me COVID-19 bëhet aktualisht në dy spitalet COVID, atë Infektiv në QSUT dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Gjendja në spitale paraqitet serioze. Në dy spitalet COVID janë të shtruar 124 pacientë. Prej tyre, 20 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Qarku i Tiranës ka numrin më të madh të vdekjeve me 62, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1 dhe Korçë 1.

Sot u konfirmuan 68 raste të reja me koronavirus nga 496 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *