• |
ide | kryesore

Dalin SHIFRAT/ Cilat janë arsyet që u marrin jetën shqiptarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqipëria renditet ndër shtetet e Europës që ka nivelin më të ulët të vdekjeve në raport me popullsinë, sipas të dhënave të Eurostat dhe INSTAT.

Me 744 vdekje për 100 mijë banorë për vitin 2017, Shqipëria renditet me vdekshmërinë më të ulët nga shtetet e Europës (mungojnë të dhënat për Kosovën, Maqedoninë e Bosnjën) dhe gati sa gjysma e shtetit me vdekje më të larta në Europë.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat, me 1,631 vdekje për 100,000 banorë, Bullgaria kishte nivelin më të lartë të vdekjeve në BE në 2017. Ajo u pasua nga Rumania (1,488), Letonia (1,485), Hungaria (1,470) dhe Lituania (1,418).

Në fund të listës, renditen Zvicra dhe Spanja, me përkatësisht 824 dhe 844 vdekje për 100 mijë banorë.

Nga shtetet e rajonit, Serbia renditet e dyta në Europë, për nga niveli i lartë i vdekjeve, me 1,611 vdekje për 100 mijë banorë.

Lidhur me shkaqet e vdekjeve, në vitin 2017, sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut ishin shkaku kryesor i vdekjeve në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, përveç në Danimarkë, Irlandë, Francë (të dhëna 2016) dhe Holandë ku ishte kanceri që mori më shumë jetë njerëzish.

Ndër shtetet anëtare të BE-së, përqindja më e lartë e vdekjeve për shkak të sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut është vërejtur në Bullgari (66%) dhe më e ulëta në Danimarkë (23%), ndërsa përqindja më e lartë e vdekjeve për shkak të kancerit është vërejtur në Slloveni ( 32%) dhe pjesa më e ulët në Bullgari (16%).

Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe kanceret së bashku përfaqësuan më shumë se gjysmën e shkaqeve të vdekjeve, duke filluar nga 52% në Francë (të dhënat 2016) deri në 82% në Bullgari. Pas këtyre dy sëmundjeve, shkaku i tretë kryesor i vdekjes në shumicën e Shteteve Anëtare të BE-së ishin sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes.

Edhe në Shqipëri, tendenca është si në pjesën më të madhe të Europës, ku sëmundjet e qarkullimit të gjakut janë shkaku kryesor i vdekjeve, me më shumë se gjysmën e totalit. Në vitin 2017, sipas INSTAT, vdekjet nga grupsëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut”, përbëjnë 53,7 % të vdekjeve gjithsej. Brenda këtij grupi, përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “Sëmundje të enëve të trurit” me 32,6 % dhe “Sëmundje kronike të zemrës” me 26,3 %.

Vdekjet nga grupsëmundja “Tumore” zënë 16,4 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i dytë kryesor referuar numrit të vdekjeve të shkaktuara. Niveli i vdekshmërisë për këtë grup-sëmundje është 12,7 për 10 mijë banorë dhe ka një rritje prej 2,0 %,krahasuar me vitin 2016. Në grupin “Tumore” përqindjen më të lartë e zë nëngrupi “Tumore të aparatit të frymëmarjes”, me 33,5 %.

Nga zemra dhe tumoret ndodhin rreth 70% e vdekjeve në vend.

Në vitin 2017 është shënuar dhe niveli më i lartë i vdekjeve në vend. Të dhënat e tjera të INSTAT bëjnë të ditur se ky tregues u ul në 2019-n. Gjithsej në vitin 2017 humbën jetën në vend rreth 22.3 mijë persona, ndërsa në 2019-n rreth 21.9 mijë, duke bërë që norma e vdekshmërisë për 2019-n të zbresë në 768,6 vdekje për 100 mijë banorë (nga 744 në 2017-n)./ Monitor



2 Comments

  1. Mushkrive po ja marrin frymen nje pjese te njerzve qe rrijne apo kalojne rrugen si kembesor, makinat e teperta neper rruge me shumice apo lagje qe jane kthyer ne vend parkimi e nuk kalon dot si njeri. Familjare e familje kane nga 3 ose 5 makina per fryme e qe nuk bejne gje tjeter qelbin ajrin dhe vdesin ambientin e perbashket thjeshte per te plotesuar tekat apo egot qe kam makine ose shume makina e bejne cdo gje me to.

    Po aksidentet qe po shkaktojne makinat te drejtuesit e bicikletave? kembesoreve? a jane ne ate liste?
    Nuk shkelyhet Tirana duke i bere rruge abuzuesve por duke i taksuar mire e mire qe mos bredhin me makine kur nuk duhet dhe mos shesin pordhe me te. Keputjani taksen dhe detyrojini te perdorin taksi ne rast nevoje, vija e verdhe te jete kufiri i fundit i makinave ne kryeqytet keshtu pastrohet ambienti dhe rregullohen keto te cmendur qe per 5km perdorin makine e jo ecje te lire apo biciklete. Kur te kene marre edukaten e nevojshme pas 300 vjetesh per ambientin atehere bejini rruge, deri tani mesjetaret ecin si bagti pa coban pamvarsisht se drejtojne makine apo jetojne ne pallate apo shtepia te bukura apo te rrenuara.

    Ose, Vec nese e beni qellimisht jeten te pabanueshme ne kryeqytet ku njerzit te semuren, paksohen, mos ta gezojne pleqerine, te vdesin para kohe etj. Kete pune po e beni jashtzakonisht mire sa nga vetdija aq edhe nga injoranca.

    Ndertimeve apo taksave 10 fish piju lengun lali eri, Nuk mbushet arka e shtetit nga leket e abuzuesve por nga puna e ndershme qe nuk ka lidhje me betonin dhe kullat.

    Welcome to the jungle! Nqs nuk dini me bere shtet e duhur e te drejte, dhiteni fare me mire.
    S’paska qene budalla Dulla qe i la pa makine Shqiptaret, sic duket e paska studiuar mire natyren e ketije derr mileti 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *