• |
ide | kryesore

Do të përzgjedhë kandidatët për deputetë të PD-së, Mustafaj zbardh bisedën me Bashën: Dorëhiqem nëse më ndërhyn

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Anëtari i Komisionit të Përzgjedhjes së Kandidaturëve për Deputet në Partinë Demokratike, Besnik Mustafaj, foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur më shumë te Këshilli Politik dhe detyra e re që i është besuar nga kryedemokrati Lulzim Basha.


Për detyrën e tij të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në listat e Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj u shpreh se “Do të jetë një detyrë shumë me përgjegjësi. E kam pranuar me shumë ndershmëri, se nuk ka konflikt interesi. E vlerësoj si fillimi i një tradite, prandaj e quaj të rëndësishme të fillojë mirë. Do bëhet sipas modelit britanik. Lehtësim nga ana jonë është kuadri, që është formuluar qartë nga mbështetësit e kësaj skeme, pra konservatorët britanikë. Kam pas një bisedë me Bashën, ku i kam thënë se nëse shkoj aty, dua të jem përgjegjës për zgjedhjet e mia, pra nuk pranoj ndërhyrje nga lidershipi. Nëse nuk do të funksionojë kështu, unë do të japë dorëheqjen. Unë nuk jam një njeri që bëhem alibi ndaj dikujt tjetër. Unë nuk do të vërtetoj nëse kandidatët kanë pas lidhje me krimin, etj, pasi këto i përkasin Prokurorisë. Por unë do t’i jap shumë rëndësi standardeve të individit. Kjo do të jetë edhe pjesë e subjektivitetit tim, por unë aty do të jem për të zbatuar frymën”. 


8 Comments

  1. Basha jo, po doktori. Kot nuk vuri tropojanin e vet aty si.
    PD vazhdo me kte xhaketen e arnume e me Sait sprintierin sikur u marun cunat e tirones.

  2. Besnik Mustafaj ka qenë një nga zërat e pakët kritik ndaj Berishës në PD.
    Jo më kot e ka zgjedhur Basha,që ti mbylli gojën atyre që mendojn se ndikohet akoma nga Berisha.

  3. Ambasadori i Regjimit Komunist! Nuk ka asgje per te thene pervec paaftesise..Te justifikoje paret qe ka ndertuar vilen ne Tirane.

      1. Te kerkoj ndjese ka qene ambasador ne 2005. Ne kohen e Qelbesires ka qene vetem:
        1983 : Gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”.
        1988 : Punonjes në Institutin e Studimeve Marksiste Leniniste.
        1989 : Punonjës në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve

  4. Dini gjë të ketë pasur në kohën e diktaturës enveriste ndonjë media që të mbante qëndrim opozitar me qeverinë diktaturale ?
    Në fillim vitet 90, rreth 99% e gazetarëve, kanë punuar në mediat që kontrolloheshin totalisht nga regjimi komunist.
    Aty afër kanë qenë edhe të gjithë intelektualët që kishin përfunduar shkollat e larta.
    Intelektualë të vjetër , elita e patriotizmit shqiptar, ose pati emigruar ose ishte asgjesuar nga burgjet e diktaturës.
    Vetëm shumë pak prej tyre dolën të gjallë nga ato burgje të mplakur e të shkatëruar fizikisht.
    Por a mos do të thotë kjo se të gjithë ata intelektualë që u shkolluan në shkollat e kohës së diktaturës ishin komunistë të vendosur ?

    Është një mendësi idiote që të akuzosh gjithë shqiptarët që u detyruan ti nënshtroheshin diktaturës barbare staliniste, si fajtorë .
    Fajtorë për krimet ishin funksionarët e lartë të PPSH e veçanërisht strukturat e ministrisë së mbrendëshme e sigurimi famëkeq.
    Nuk ka se pse ti paragjykojmë të gjithë intelektualët shqiptarë që të detyruar për të bërë karierën profesionale, shkrimtarë, artistë, gazetarë inxhinjerë, mjekë, fizikantë e matematikanë, u antarësuan në të vetmen parti të lejuar me ligj , Partinë e punës.
    Një pjesë e madhe prej tyre, ndryshe nga turma trushpëlarë nga propogandat komuniste, ishin ndërgjegjësuar se nuk mund të vazhdohej më me ate sistem kriminal, dhe ju bashkuan lëvizjes demokratike për përmbysjen e atij sistemi, e për të sjellë në Shqipëri sistemin demokratik perëndimor.
    Ata që kishin komplekset e fajit për krime, e bijtë e tyre, vazhdojnë akoma edhe sot të kenë mendësi komuniste.
    “Na e bëmë komunizmin e na o ta bëjmë edhe kapitalizmin”, kjo ishte parulla e këtyre të fundit.
    E cili ishte produkti i kësaj parulle ?
    Kapitalizmi mafioz narkoman që ka instaluar në Shqipëri kasta e ripjelljes së krimit me Ramën në krye.
    Mendimet e njeriut mund të ndryshojnë me kahje progresi e regresi.
    Ata që u shkëputën nga mendësia e kauzës komuniste e përqafuan kauzën demokratike, shkuan drejtë progresit e ata që ngelën me kauzën komuniste shkojnë drejtë regresit.
    Boll më me luftën e mbështetur në ideollogjinë komuniste kundër sistemit kapitalist demokratik, duke e identifikuar këtë sistem me sistemin e korruptuar e kriminal mafioz, të së ashtuquajturës “Rilindje” të Ramës.
    Kapitalizmi demokratik perëmdimor që doli kjartazi me një epërsi të madhe ndaj sistemit socialist, mbështetet në konkurencën e lirë të vlerave e aftësive e në një shtet ligjor.[
    Nuk ka asgjë të përbashkët me kapitalizmin demokratik perëndimor, pseudo kapitalizmi mafioz e kriminal i Ramës.
    Këtë farë kapitalizmi e mbështesin ose trushpëlarët e propogandave komuniste, që mjafton që një lider politik ta quaj veten socialist e votojnë për te qorrazi, edhe po të shohin se bashkëpunon me mafien, edhe kontigjenti i grupeve mafioze të trafiqeve të ndyra të drogës e prostitucionit.
    Ka edhe mjeranë injorantë që e shesin votën e tyre për pesë mijë lekë, pa e kuptuar se për katër vite humbasin 50 mijë euro në familjet e tyre.
    Ky është realiteti shqiptar

    1. te mbajturit gojen mbyllur nuk mund te jete njelloj dme gazetar ne zerin e popullit, punonjes ne institutin e marksizem leninizmit (shefe kishte nexhmije Hoxhen) apo sekretar(sigurimi i shtetit) ne lidhjen e shkrimtareve..Nuk lahet muti me shurre..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu