• |
ide | kryesore

E rrahin dhe i djegin makinën: i sapoardhuri në Francë sheh tmerr në Ligue 1

-Instant, Sport



Si mirëseardhje mund të ishte më e mirë. Mbrojtësi Ronael Pierre-Gabriel mbërriti vetëm pak ditë më parë në Brest. Të hënën në mbrëmje lojtari i huazuar nga Mainz është rrahur dhe makinës së tij i është vënë flaka. 22 vjecari ka bërë denoncimin e klubi i Ligue 1 ka dënuar me forcë agresionin.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar edhe imazhet e makinës, me targa gjermane, që digjej në flakë. Pak më parë, shpjegon l’Equipe, Pierre-Gabriel ishte bllokuar nga një grup djemsh, mesa duket shumë të rinj, që e kanë sulmuar dhe rrahur. Lojtari është munduar të mbrohet por pastaj ka ikur me vrap, duke braktisur makinën që i kanë vënë flakën.

Mbetet për të kuptuar, shkruan e përditshmja sportive, përse mbrojtësi që kaloi nëpër Monaco e Saint-Etienne e në qytet vetëm prej pak ditësh, qarkullon natën në një nga lagjet më të rrezikshme të qytetit breton. Klubi ka dënuar ngjarjen e policia ka hapur një hetim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *