• |
ide | kryesore

Gjykata Speciale e Hagës thërret edhe kreun e BDI-së, Ali Ahmeti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se është ftuar nga Gjykata Speciale.

“Po, është e vërtetë. Më ka ftuar Specialja dhe do të shkoj” – ka konfirmuar Ahmeti.

TV21 në Maqedoninë e Veriut ka konfirmuar se ai është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.
Gjykata Speciale intervistoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në lidhje me luftën e Kosovës me Serbinë.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka publikuar një aktakuzë të pakonfirmuar ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Thaçi u intervistua për 4 ditë me radhë, tërësisht afër 30 orë nga prokurorët e Speciales. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *