• |
ide | kryesore

Haradinaj kërcënon Hotin: Nëse vazhdon kështu do ta rrëzojmë qeverinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar prishjen e koalicionit qeverisës sepse është i pakënaqur nga kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti. 

Ai ka kritikuar mospërfilljen dhe shmangien që Hoti i bëri ministrit të Drejtësisë Selim Selimi në takimin e Brukselit me presidentin serb Aleksandër Vuciç.

“Nëse vazhdon kështu kryeministri Hoti, unë nuk e mbështes në qeveri”, është shprehur Haradinaj duke shtuar: “Ja kam thënë zyrtarisht. I kam dërguar edhe shkresë ku i kemi bërë vërejtjet.

Nuk ka pasur arsye me marrë shefen e kabinetit të tij përballë takimit me Aleksandër Vuciçit ku kishte përvojën e parë dhe duke lënë jashtë takimit Selim Selimin”, – tha Haradinaj për Klan Kosovën.

Haradinaj tha për ish-kryeministrin Kurti se ky i fundit e rrëzoi vetë veten nga pushteti.

“Kurti ka rrëzuar veten. Sa për mua edhe 8 vjet do të qëndronte në pushtet, arsyeja pse u bënë bashkë partitë e vjetra vjen si pasojë e gabimeve të tij”, – shtoi Haradinaj.



5 Comments

  1. Ramushin e ke shume te veshtire ta kategorizosh si politikan se çfare mendon,çfare thote, e ma keq se si vepron! Komplet rrumpalle!

  2. DULLA KOTI NUK DUHET TE ISHTE ATY FARE,POR HASHA DHE ISA MORINA DHE BATON HAXHIU JA BENE GROPEN ALBIN KURTIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *