• |
ide | kryesore

Juventus braktis Jorginho, ’Plani B’ po i tërheq më shumë

-Instant, Sport



Carnevali, administrator i deleguar i Sassuolo, është i sigurtë se nuk do të largohet. De Zerbi, që e stërvit cdo ditë, ka vënë veton e shprehet i sigurtë se shoqëria nuk do ta tradhëtojë e nuk do të vjerë pre e milionave të ofruar. E megjithatë mbetet fakti se sezoni i shkëlqyer i Manuel Locatellit e bën mesfushorin jeshilzi një protagonist të sigurtë të merkatos verore, sidomos për Juventus. 22 vjecari ish-Milan u kërkua nga bardhezinjtë edhe dimrin e kaluar, i sugjeruar pikërisht nga Maurizio Sarri si alternativë të mundshme në mesfushë, në optikën e rifreskimit të organikës pjesë e të cilës ishte edhe shitja e Pjanic e blerja e Arthur.

Locatelli i pëlqen bardhezinjve për devotshmërinë, inteligjencën taktike e aftësitë teknike që e bëjnë një plan B luksi në krahasim me Jorginho, objektivi i parë i vërtetë i Maurizio Sarri. Vështirësitë për të arritur tek regjisti italo-brazilian i Chelsea kanë rritur fort kuotat e lojtarit të Sassuolo, që vazhdon të performojë në nivele të larta, edhe kundër Milan një ditë më parë. Klubi i Sassuolos, me fjalë, nuk ka ndërmend të privohet, duke qenë se e ka të qartë se mban në shtëpi një xhevahir jo më pak se 30 milionë: shifër e lartë që Juventus dëshiron ta ulë, duke future në tratativë lojtarë të preferuar nga i emilianët. Një prej tyre Hans Nicolussi Caviglia, mesfushori 20 vjecar, në huazim tek Perugia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *