• |
ide | kryesore

“Kur ta mësojmë ne, do ta dini edhe ju”: Skënderbeu përgënjeshtron lajmin për Gjykatën Federale

-Instant, Sport



Skënderbeu ka përgënjeshtruar zërat që kanë qarkulluar ditët e fundit në lidhje me një shprehje të Gjykatës Federale, për të lënë në fuqëi dënimin e dhënë nga UEFA për klubin korcar. Në fakt, pritja e ethshme për të marrë një përgjigje është zgjatur edhe më shumë për shkak të Koronavirus. Vendimi i cili pritej në fund të muajit qershor është shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia dhe për momentin nuk ka një datë fikse për publikimin e vendimit përfundimtar.

“Nuk ka ende një vendim përfundimtar nga gjykata Federale në Zvicër në lidhje me apelimin e kryer nga klubi – shkruhet në komunikatën e bardhekuqve -. Klubi i Futbollit “Skënderbeu” mbetet në pritje të vendimit dhe sigurojmë tifozët dhe opinion publik se çdo vendim do të publikohet në kohë reale jo vetëm nga klubi por edhe nga Gjykata Federale”.

Dënimi për të mos marrë pjesë në 10 sezone ku është arritur kualifikimi për në Europë, ka qenë një traumë e rëndë për tifozët e një skuadre që bëri historinë me prezencën e dyfishtë në grupet e Europa League, ndaj dhe klubi kërkon bounsensin mediatik, për të mos trazuar atmosferën me lajme krejtësisht të paverteta.

https://www.facebook.com/kfskenderbeu.al/posts/3121983814505985



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *