• |
ide | kryesore

Milan pa mbrojtje kundër Atalantës: Romagnoli mbyll sezonin, Conti ‘jashtë loje’

-Instant, Sport



Milan doli nga Reggio Emilia me disa siguri më shumë, por jo me probleme më pak. Pioli nuk arrin dot ti gëzohet ecurisë fantastike të javëve të fundit, sepse duhet të bëjë llogaritë me dënimet e Romagnolit e Contit. Sezon i përfunduar për kapitenin kuqezi që ka pësuar një ndrydhje të muskulit qendror të pulpës së djathtë. Edhe anësori me shumë mundësi nuk do të zbresë në fushë për shkak të një traume në gjurin e majtë. Kontrolli i rezonancës, fatmirësisht, përjashtoi lëndimet e meniskut ose ligamenteve.

E në këtë pikë, mbrojta e Milan bëhet copë, në ndeshjen me një kundërshtar tepër të rrezikshëm: kundër Atalantës Romagnoli e Conti nuk do të jenë në dispozicion të teknikut e do të mungojë edhe i skualifikuari Theo Hernandez. Zgjedhje të detyruara për Pioli me Calabria, Kjaer, Gabbia e Laxalt. Në mesfushë do të mungojë edhe Bennacer, për shkak skualifikimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *