• |
ide | kryesore

Numri 3 në botë në tenis mbron Djokovic: “Gabuam, por nuk na detyroi askush”

-Instant, Sport



Në një intervistë të dhënë për CNN, Dominik Thiem ka folur për Adria Tour, organizuar nga Novak Djokovic e në të cilin ai vetë mori pjesë. Një evend bamirësie që krijoi një vatër koronavirus. “Besoj se janë të gjithë shumë të padrejtë me të – ka shpjeguar tenisti austriak – Organizoi turneun për një qëllim të mirë, nuk detyroi askënd të shkonte e aq më tepër të luante apo ndërvepronte me të tjerët. Në fund ishte një vendim i yni. Bëmë një gabim, e na vjen keq, por për fat tani jemi shumë mirë”.

Numri 3 në botë mbron kolegun serb e bën mea-culpa. “Ishte e pamundur të mbanim distancën kur fëmijët afroheshin tek ne, por edhe në këtë aspekt duhet ta pranojmë. Kemi gabuar”.

Pas një shfaqje të dyfishtë në Berlin, Thiem duartroket modelin gjerman e lajmëron pjesëmarrjen e tij në US Open. “Ajo në Gjermani ishte një eksperiencë impresionuese. Besoj se të gjithë në cirkuit duhet të inspirohen nga një turne i tillë për të ndërtuar pjesën e mbetur të vitit. Masat e kontrollit për parandalimin e infektimit ishin shumë efikasë, qendruam gjithnjë në Hotel dhe e pranoj se u ndjeva i mbrojtur – shtoi ai -. Kështu mund të luhet edhe me një numër spektatorësh e me kapës topash në fushë. Për më tepër nëse do të luhet në Neë York, jam i sigurtë se do jem. Tenisi duhet të adaptohet me këtë situatë ekstreme e të kthehet gradualisht në normalitet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *